Pas vizitës së një dite më parë të ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj në Shkodër, e dyta në pak ditë, ka reaguar edhe ish deputeti i PD-së, Bardh Spahia.
Ai e cilëson Lleshajn një ministër “në ajër”, duke shtuar se krimi i lexon qartë prioritetet e tij. Spahia e nis postimin e tij duke kujtuar faktin se Lleshaj ishte në Shkodër, por disa orë më vonë një tjetër situatë kriminale ndodhi në Fier. Këto për to janë lajme shqetësuese, ku dëshmojnë se sa “në ajër” është ministri Lleshaj.