E martë, 28 Shtator, 2021
17.5 C
Tirana

Ish-deputeti kosovar alarmon policinë: Më ndjekin makina me targa shqiptare

Ish-deputeti i Parlamentit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Gani Geci është njoftuar nga policia se jeta e tij ndodhet në rrezik, pasi ka informacione se disa makina me targa nga Shqipëria e ndjekin atë herë pas here në qytetin e Drenicës.

“Ne shpresojmë se Policia e Republikës së Kosovës dhe të gjitha organet tjera relevante do ta trajtojnë me seriozitetin më të madh këtë rast”, deklaron ai.

I pyetur nga Policia në Drenas nëse mos fare rastësisht ka pasur ndonjë kërcënim në formë direkte, ai është përgjigjur negativisht.

Geci është një ndër dëshmitare që pritet të thirret nga Gjykata Speciale, që do hetojë nëse janë kryer krime nga UCK-ja, ndërsa njihet edhe për qëndrimet e tij kundër presidentit, Hashim Thaçi.

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Berisha, nga Ryersoni tek Yuri Kim

Nga: Mentor Kikia Zhvillimet që po ndodhin tani në politikën shqiptare janë më të rëndësishmet që kanë ndodhur që nga vitet 1990-1992. Dhe kanë për...

Bërnabiq: BE nuk po bën asgjë, ose fare pak për situatën në Kosovë

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, tha se Bashkimi Evropian, në këtë moment, “nuk po bën asgjë, ose po bën fare pak” në lidhje me...

Dojna Mema i bashkohet ‘Big Brother Vip’, zbulohet pozicioni që i është besuar

“Big Brother Vip” starton në fillim të tetorit. Edhe ky edicion do të drejtohet nga Arbana Osmani. Revista “Vip Magazine” ka zbuluar se Dojna Mema...

Asnjë i dënuar për atentatin tek ‘Komuna e Parisit’, lihen të lirë dajë e nip

Viktor Marku dhe Sebastian Mali, të cilët akuzoheshin për vrasjen e Hekuran Billës, janë liruar nga qelia. Me vendim të Gjykatës, nga ‘arrest me...

“Qeveritë të takohen më shpesh”, akademiku Rexhep Qosja mesazh Ramës dhe Kurtit

Në ceremoninë e vlerësimit nga Edi Rama me titullin “Kordoni i Madh me Yllin e Medaljes”, të zhvilluar në Prishtinë, akademiku i njohur Rexhep...