E mërkurë, 8 Dhjetor, 2021
8.5 C
Tirana

Ish-deputeti kërcënon Ramën: Nuk guxon të shkelësh në Shkodër

Kanë ardhur reagime nga PD, pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama, se e ka të sigurtë fitoren në zgjedhjet lokale dhe jo vetëm.

Ish-deputeti demokrat Bardh Spahija, përmes një statusi në rrjetin e tij social Facebook i bën me dije Ramës se do ta këtë të vështirë, gati të pamundur fitoren në Shkodër.

“Hajde provoje Shkodrën Edi Rama! U emocionua aq shumë kryeministri që administrata iu përgjigj si spektatore shfaqjes së tij, pasi i kërcënoi me vendet e punës, sa filloi të ëndërronte Enverin që i “fitonte” zgjedhjet me 100%, kur populli burgosej e vuante për bukën e gojës. I ka mbet nakel Shkodra e ëndërron ta fitojë edhe pse vetë nuk guxon të shkelë aty. Shkodrën e cila e urren njëlloj si atin e tij shpirtëror, e prandaj i ka mbyllur investimet”, ka shkruar ai.

Sipas Bardhit, qytetarët e Shkodrës e urrejnë kryeministrin, ndërsa thekson se duhet të jetë realist pasi Shkodra do i japë përgjigjen e merituar në zgjedhjet e qershorit.

“Por Shkodra nuk harron dhe e di mirë se çfarë përfaqëson ti Edi Rama. Do të të japë përgjigjen e merituar në zgjedhje si çdo herë, prandaj ti nuk guxon të shkelësh aty, por krekosesh si gjeli majë plehut të zullumeve të tua, nga Tirana. Eja e provoje.

Do të të tregojë vendin, sepse krenarinë nuk ia përkuli dot as ati yt shpirtëror gjakatar e nuk ka shanse ta bëjë një pinjoll i sëmure si ty. Një këshillë si mjek: kombinimi i ilaçeve me substanca të tjera e nën temperatura të larta, rrezikon të të “zhdukë” serish nga skena e shfaqjeve, që aq shumë i ke për zemër! Ta harrosh Shkodrën Edi Rama. Të jesh realist, të bën mirë për shëndetin”, përfundon ish-deputeti Spahija.

Lexo edhe :   Escobar me agjendë të qartë kundër korrupsionit, shmanget takimi me Metën
- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Prishje pazaresh droge, atentat mafioz ndaj një personi në Tiranë

Blutë e Lezhës, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative se disa shtetas po organizonin të kryenin një vrasje, duke përdorur mina me...

8 gra dhe 8 burra: qeveria gjermane hap rrugën për barazi gjinore

Për herë të parë në 16 vjet, Gjermania do të drejtohet nga një burrë. Por megjithëse Angela Merkel po ia dorëzon kancelarinë një pasardhësi...

OBSH: Vaksinat duhet të funksionojnë kundër variantit Omicron

Vaksinat ekzistuese duhet të mbrojnë ende njerëzit që kontraktojnë variantin Omicron nga rastet e rënda të Covid, thotë një zyrtar i Organizatës Botërore të...

Fishekët e Yuri Kim, kapsolla deri më sot…

Nga: Eduard Zaloshnja Pasi Sekretari i Shtetit Blinken e shpalli Berishën persona non grata, Ambasadorja Yuri Kim, tek shkallët e ShQUP-it, u bëri thirrje anëtarëve/votuesve të PD-së...

Escobar me agjendë të qartë kundër korrupsionit, shmanget takimi me Metën

I dërguari i SHBA për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, vjen në Tiranë me një agjendë të qartë kundër korrupsionit të politikanëve shqiptarë. Ambasada e...