E premte, 18 Qershor, 2021
19.5 C
Tirana

Ish-deputeti Ndoka kërkon shfuqizimin e masës së sigurisë

Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Arben Ndoka ka kërkuar ditën e sotme revokimin e masës së sigurisë “arrest shtëpie” ne Gjykatën për Krimet e Rënda në Tiranë.

Kjo masë është dhënë gjatë hetimeve për çështjen “Vol-Vo 4”, operacion i cili u shtri në disa qytete dhe nga ku u arrestuan 34 persona, prej të cilëve 24 u lanë në burg.

Në tetor të 2018, me dy vendime të veçanta të Gjykatës së Krimeve të Rënda, janë arrestuar Arben Çuko dhe Arben Ndoka, ish-deputetë të Partisë Socialiste në Kuvendin e Shqipërisë.

Ndoka është arrestuar së bashku me të vëllain dhe një grup personash të tjerë që  dyshohen për veprat penale ‘Falsifikimi i dokumenteve’, ‘Falsifikimi i vulave, stampave ose i formularëve”, “Shpërdorimi i tokës”, në kuadër të një grupi kriminal, të përfshirë në tjetërsim tokash.

Kujtojmë se emri i Arben Ndokës u lakua për një kohë të gjatë në vitin 2014, kur ai ishte deputet. Partia Demokratike publikoi në atë kohë dokumentet sipas të cilave Ndoka rezultonte të ishte dënuar në Itali, në fund të viteve ’90 me mbi 7 vjet burgim, për “shfrytëzim prostitucioni në rrethana të rënduara”, dhe se një pjesë të dënimit e kishte shlyer në burgjet shqiptare.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Navalny e quan Putinin “gënjeshtar”

Politikani opozitar i burgosur në Rusi, Aleksei Navalny, ka thënë se presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, është një “gënjeshtar që nuk mund të ndalet...

‘Euro 2020’/ Holanda mposht Austrinë, i bashkohet Italisë dhe Belgjikës në 1/8

Holanda ka mundur me rezultatin e pastër 2-0 Austrinë në ndeshjen e vlefshme për grupin C, dhe së bashku me Italinë dhe Belgjikën, ka...

Mbyti gruan dhe planifikoi të arratisej, momenti kur piloti përqafon vjehrrën

32-vjeçari Charalambos Anagnostopoulos, i cili mbyti gruan e tij 20-vjeçare britanike Caroline, është një vrasës tepër gjakftohtë, dhe u mundua të fshinte çdo lloj...

Mediat dhe oligarkët/ Peza: Ja emrat e radhës që do të shpallen “non grata”

Ish-deputeti i Partisë Socialiste dhe analisti Alfred Peza, parashikon një verë të nxehtë sa i takon situatës politike, teksa u shpreh se shpallja ''non...

Holanda votoi pro hapjes së negociatave me Shqipërinë, por ka një kusht

Parlamenti holandez i dha dritën jeshile Shqipërisë ditën e sotme, pasi votoi pro hapjes së negociatave me Bashkimin Evropian. Megjithatë, për negociatat, Holanda ka...