Politikë

Ish-deputeti i PD-së: Bar do të hamë dhe diktaturën nuk e pranojmë

               Publikuar në : 09:54 - 12/07/19 M. S

Ish deputeti i PD-së, Enkelejd Alibeaj, ka deklaruar në ‘A2 CNN’ se kauza e Partisë Demokratike ka fuqi të madhe, ndërsa theksin e vuri edhe tek kriza ekonomike. Ai u ndal në djegien e mandateve, ku tha se ishte rruga e vetme në kushtet ku kishte degraduar Parlamenti.

“Në fakt as bar nuk po hanë, sepse situata ekonomike është shumë e keqe. Asnjë kryebashkiak i djathtë apo anëtar kryesie dhe të gjithë ata që ishin prezentë në atë mbledhje, ku u diskutua djegia e mandateve nuk kanë pasur asnjë kundërshtim në lidhje me djegien e mandateve nga ana jonë.

Të gjithë ishin të bindur se në atë situatë ku kishte degraduar Parlamenti, ishte rruga e vetme. Asnjë nga kryetarët tanë të bashkive, në momentin kur vendosëm që nuk do të merrnim pjesë në zgjedhje, nuk pati pakënaqësi.

Ata e kuptuan se kjo lëvizje e rëndë që bëmë, sepse është e rëndë, do të sillte më pas dobishmëri jo vetëm për PD-në, por dobishmëri publike”, deklaroi Alibeaj.

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT