E enjte, 17 Qershor, 2021
15.5 C
Tirana

Ish-deputeti-Erjon Braçes: Shefi yt ka frikë të vijë në Shkodër

Ish-deputeti i PD-së, Bardh Spahia ka reaguar në lidhje me deklaratat e Erjon Braçes për blerje votash në Shkodër.

Spahia i ka kujtuar Braçes përgjimet e dosjes ‘339’ dhe ‘184’, si dhe e ka këshilluar zv.kryeministrin të zbardhë fillimisht arsyen pse kryeministri Edi Rama ka frikë të shkojë në Shkodër.

Reagimi i plotë:

ZOTI ZV.KRYEMINISTER LEXO LIGJET

Erjon Brace paska deklaruar se paska sinjale e se paska pasur blerje pa fund votash ne Shkoder, por nuk e kontestoka rezultatin meqe zgjedhjet jane certifikuar si legjitime!!!!!!

Vertete z.Brace kete llogjike ka nje individ qe eshte deputet prej plot gjashte legjislaturash???? Kete llogjike ka ai qe eshte numri 2 i ekzekutivit?

A e di z.Brace se kur ke te dhena per nje veper penale, ke detyrimin ligjor ta denoncosh tek strukturat ligjzbatuese, tek ato struktura qe ju i kontrolloni plotesisht?

A e di z.Brace se halli qe ju ka zene me pergjimet e dosjes 339 e 184, te prokurorise e jo te PD, sic jane publikuar per blerje te zgjedhjeve duke perdorur bandat tuaja, nuk mbulohen me keto lloj perrallash qe edhe vete nuk i beson?

Shkodra ua ka dhene pergjigjen identike ne cdo pale zgjedhje, e padyshim duke i akuzuar shkodranet se qenkan blere, thjesht u perforcon qasjen refuzuese qe kane ndaj asaj cfare perfaqesoni!

Nje keshille z.zv.kryeminister me detyre inspektori meqe ke marre persiper te punosh fort: nise nga zbardhja e arsyes se perse shefi yt ka frike te vije ne Shkoder.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Reporterët pa Kufij: Rusia po i vret mediat e pavarura

Reporterët pa Kufij paralajmëruan për “zhdukjen graduale” të mediave të pavarura në Rusi dhe i kërkuan presidentit Vladimir Putin që të shfuqizojë të ashtuquajturin...

Italia ”shkërmoq” Zvicrën dhe kalon në raudin tjetër të ”Euro 2020”

Përfundon ndeshja e Grupit C. Italia ka mundur me rezultatin e pastër 3-0, Zvicrën dhe është kualifikuar në raundin tjetër të “EURO 2020”. Ndeshja u...

Irani synon blerjen e satelitëve rusë

Njoftimet se Irani po kërkon të blejë një sistem satelitor rus të avancuar nuk janë "veçanërisht shqetësuese" për sigurinë e trupave amerikane në rajon,...

Padia e Metës për Teatrin Kombëtar, Kushtetuesja tërhiqet për të marrë vendimin

Ka përfunduar pas 12 orësh, seanca në Gjykatën Kushtetuese për çështjen e shembjes së Teatrit Kombëtar, e cila filloi mëngjesin e sotëm rreth orës...

“Mos përdor gjuhën e Bashës”/ Spiropali debat me Abilekajn për 25 prillin

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin dhe gazetari Enton Abilekaj, janë përfshirë në një debat mbrëmjen e sotme. Të ftuar në emisionin ''Open''...