Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Ish anëtari i Këshillit Kombëtar të PD shpërthen ndaj Bashës: Jemi të përçarë e buzë greminës

6 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Ish anëtari i Këshillit Kombëtar të PD shpërthen ndaj Bashës: Jemi të përçarë e buzë greminës

Ish anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Edvin Kulluri, një zë mjaft kritik ndaj Bashës, e konsideron të pashpresë gjendjen e krijuar brenda së djathtës nën drejtimin e kryedemokratit.

Në komentin e radhës në rrjetin social Facebook, ai thotë se PD-ja është e përçarë dhe e ç’orientuar, madje ai shkon më tej duke thënë se ka përfunduar në greminë.

Duke bërë një analizë lidhur me produktivitetin e PD-së, ai vë në dukje se është jashtë Parlamentit, me lista armiqësore mediash. Po sipas tij, gjasat janë që opozita të rrugëtojë më e ç’orientuar se kurrë.

Statusi

2 muaj e gjysem pas zgjedhjeve pa opoziten, e 1 muaj pas dorezimit te bashkive te djathta tek kryetaret dhe keshilltaret e rinj te bashkive (perjashto kryetarin e bashkise Shkoder) lidershipi i PD ka nisur fushaten “te mbeshtesim integrimin europian! E jo vetem kaq, por po flitet dhe per nje marreveshje me Edi Ramen. Me 13 tetorin qe eshte larguar perfundimisht nga endrrat e deshperuara, duket se opozita zyrtare e jo populli opozitar qe nuk e pyet kush po perjeton nje shkalle te re “optimizmi”. Qe buron vetem prej absurdit se prej fakteve duhet te kishin marre valixhet e te ishin fshehur ne skuatat e deshtimit!

Dikur andej nga viti 2003, Preç Zogaj thosh me shaka se “nga deshtimi ne deshtim do shkojme drejt fitores”! Nje shaka e hidhur por e vertete per shkak se opozita megjithe goditjet ne zgjedhjet e 2001 dhe sidomos 2003 ne Tirane dhe Durres, po rritej elektoralisht, po zgjerohej politikisht dhe po rifitonte besimin e humbur ne publik. Rikthimi i themeluesve dhe flukseve te tjera qe ishin larguar duke e rrudhur PD, pasurimi i ri qe pritej me KOP dhe komunikimi progresiv me akademiket dhe shoqerine civile apo raportet ne permiresim me mediat dhe sidomos komunitetin nderkombetar, po mbyllnin ciklin e humbjeve per ti hapur rruge fitores se 2005!

Sot jemi pikerisht ne vitin e 6-te opozites dhe ndodhemi ne tendence te kundert me 2003! Jashte parlamentit, jashte pushtetit lokal, me nje PD te perçare, me lista armiqesore mediash te zgjatura dhe me nderkombetaret te vendosur ne bllok per te ndeshkuar si asnjehere me pare sjelljen Donkishoteske te bojkoti dhe djegies se mandateve! Historia nuk perseritet njesoj sic pretendojne te majtet ekstreme, por gjasat jane qe opozita te rrugetoje me e ç’orientuar se kurre.

E vetmja gje qe e mban gjalle eshte ende besimi “mistik” i nje pjese te popullit opozitar qe e sheh liderin me deshtimet si te gjitheditshem dhe fuqiplote! Remineshence lindore dhe totalitariste! Ndaj po te fliste Preci edhe njehere, kam frike se do thosh “ nga deshtimi ne deshtim kemi rene ne gremine”! Dhe nje marreveshje pa dinjitet pavaresisht nga permbajtja do ishte “litari i keputur” per te dale nga gremina!

Tags: bashaEdvin KulluriPD

TË LIDHURA

10 pikëpyetje për projektin “Blue Borgo” në Velipojë
Aktualitet

10 pikëpyetje për projektin “Blue Borgo” në Velipojë

22:31 | 08/03/2026
Arrestohet shqiptari në Itali/ Shpërndante kokainë në Ankona, policia i zbulon drogë të groposur
Aktualitet

Arrestohet shqiptari në Itali/ Shpërndante kokainë në Ankona, policia i zbulon drogë të groposur

22:33 | 07/03/2026
Zgjidhet kryetari i degës së PD-së për qytetin e Durrësit, Adrian Gashi mori 586 vota
Politikë

Zgjidhet kryetari i degës së PD-së për qytetin e Durrësit, Adrian Gashi mori 586 vota

21:57 | 07/03/2026
Next Post
“Ta pres fytin”/ Çmendet trajneri serb, kërcënon tifozët (video)

"Ta pres fytin"/ Çmendet trajneri serb, kërcënon tifozët (video)

“Mediat armike” të Lulzim Bashës dhe armiku real i tyre!

Tani që Basha mbeti vetëm, e cilësojnë… kryetar!

Video/ Trazirat e 14 shtatorit 1998, ja si amerikanët sprapsën Sali Berishën

Video/ Trazirat e 14 shtatorit 1998, ja si amerikanët sprapsën Sali Berishën







JU REKOMANDOJMË

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Irani: Goditëm me raketa zyrën e Netanyahut! Fati i Kryeministrit izraelit…

Irani: Goditëm me raketa zyrën e Netanyahut! Fati i Kryeministrit izraelit…

12:00 | 02/03/2026
Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

20:13 | 02/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026




TË FUNDIT

10 pikëpyetje për projektin “Blue Borgo” në Velipojë
Aktualitet

10 pikëpyetje për projektin “Blue Borgo” në Velipojë

by mirseda
22:31 | 08/03/2026
0

Projekti turistik “Blue Borgo” në Velipojë vijon të shoqërohet me debate dhe pikëpyetje, pavarësisht deklaratave të kompanisë...

Netanyahu: Izraeli është afër kontrollit të plotë të hapësirës ajrore të Iranit

Netanyahu: Izraeli është afër kontrollit të plotë të hapësirës ajrore të Iranit

22:46 | 07/03/2026
Arrestohet shqiptari në Itali/ Shpërndante kokainë në Ankona, policia i zbulon drogë të groposur

Arrestohet shqiptari në Itali/ Shpërndante kokainë në Ankona, policia i zbulon drogë të groposur

22:33 | 07/03/2026
Meloni: Italia nuk është pjesë e luftës dhe nuk do të futet në konflikt

Meloni: Italia nuk është pjesë e luftës dhe nuk do të futet në konflikt

22:10 | 07/03/2026
Zgjidhet kryetari i degës së PD-së për qytetin e Durrësit, Adrian Gashi mori 586 vota

Zgjidhet kryetari i degës së PD-së për qytetin e Durrësit, Adrian Gashi mori 586 vota

21:57 | 07/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com