E diel, 29 Nëntor, 2020
16 C
Tirana

Ish-ambasadorja amerikane në Ukrainë: Shkarkimi im u bë nën presion

Më të lexuarat

Misteri shumëvjeçar: Ku ndodhet deklarata origjinale e pavarësisë së Shqipërisë

Deklarata origjinale e Pavarësisë së Shqipërisë, e firmosur më 28 nëntor 1912 në Vlorë nga delegatët e të gjitha krahinave të Shqipërisë etnike, nuk...

U ekzekutua me 8 plumba në Belgjikë, zbardhet identiteti i shqiptarit të vrarë

Mbrëmjen e djeshme, Brukseli u tmerrua nga të shtëna armësh, nga të cilat mbeti i vdekur një 38-vjeçar shqiptar. Ditën e sotme, është zbardhur identiteti...

Tronditet Bulqiza/22-vjeçari u qëllua nga shoku i tij, ja çfarë ka ndodhur

Policia e Bulqizës duket se është drejt zbardhjes së ngjarjes së rëndë, ndodhur mbrëmjen e djeshme, ku ka humbur jetën një i ri. 22-vjeçari...

A do të na mbrojë vaksina e Covid-19?

Pretendentët kryesorë në garën e vaksinave COVID-19 kanë patur nivele të ndryshme suksesi pas provave klinike, por çfarë do të thotë kjo për luftën...

Brataj: Jemi në skenarin 3. Nëse ezaurohen, do shtrohen në hotele e stadiume

Në një video të shpërndarë nga Rama, tregohet puna kolosale e mjekëve në këto ditë të vështira pandemie. Një fluks thirrjesh dhe me mijëra...

Infermierja pranon se gënjeu për kontrollin e Maradonës, çfarë thonë hetuesit

Diego Armando Maradona u nda nga jeta për shkak të një arresti kardiak. Shumë është aluduar për ndarjen nga jeta, dhe se sa është...

”Për dy javë zhduket Covid nga planeti”/ Mjeku popullor tregon terapinë

Mjeku popullor, Ruzhdi Metali është shprehur se virusi Covid-19, mund të zhduket për dy javë nga planeti. Në ''Zonë e Lirë'', ai tha se fillimisht...

Studimi: Ja 2 tiparet, që mund t’i bëjnë njerëzit super-përhapës të Covid-19

Provat të shumta tregojnë se super-përhapësit janë faktorët kryesorë të pandemisë Covid-19. Një numër studimesh, kanë treguar se shumica e njerëzve të prekur nga...

Covid-19 në vend/ Bien infektimet, numri i viktimave mbetet i lartë

Kurba e Covid-19, ka pësuar një rënie të lehtë në vendin tonë. Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit, 545 persona rezultuan...

Rita Ora uron ditën e flamurit në gjuhën shqipe dhe me foto provokuese

Rita Ora, këngëtarja me famë botërore asnjëherë nuk harron origjinën e saj. Ajo ka uruar Ditën e Flamurit me disa foto shumë provokuese, ku shihet...

Ish-ambasadorja amerikane në Ukrainë Marie Yovanovitch u tha ligjvënësve të premten se Presidenti Donald Trump i ka bërë presion Departamentit të Shtetit për largimin e saj nga detyra. Në një deklaratë të saj të siguruar nga “Associated Press” zonja Yovanovitch shkruante se largimi i saj në muajin maj ishte “i papritur” dhe se i ishte thënë se presidenti e kishte humbur besimin tek ajo.

Ish-ambasadorja tha gjithashtu se një zyrtar i kishte thënë se kundër saj “po zhvillohej një fushatë e bashkërenduar” dhe se zoti Trump prej rreth një viti kishte bërë presion ndaj zyrtarëve për ta hequr atë. “Megjithëse e kuptoj se jam caktuar dhe hiqem nga presidenti, ishte tepër e pabesueshme që qeveria amerikane zgjedh të largojë një ambasador mbi pretendime të pabaza e të rreme nga njerëz me motive qartësisht të dyshimta”, shkruante në deklaratën e saj zonja Yovanovitch.

Zonja Yovanovitch u paraqit në Capitol Hill të premten për një seancë dëgjimore në kuadër të hetimit që po kryejnë demokratët me qëllim ngritjen e akuzave për shkarkimin e presidentit. Ajo pranoi ftesën e ligjvënësve për të dëshmuar pavarësisht deklaratës së zotit Trump se askush nga administrata e tij nuk do të bashkëpunojë me hetimin, të cilin e konsideron si antikushtetues.

Zonja Yovanovitch është ende punonjëse e Departamentit të Shtetit, por përkohësisht është studiuese në universitetin Georgetown. Zoti Trump tha në fillim të kësaj jave se do të bllokojë të gjithë zyrtarët që të dëshmojnë në Kongres, duke quajtur hetimin të padrejtë dhe të paligjshëm. Është e paqartë nëse shfaqja e ish-ambasadores sinjalizon një ndryshim në strategji apo nëse zonja Yovanovitch shkeli urdhrat e Shtëpisë së Bardhë me paraqitjen e saj.

Hetimi i demokratëve u nxit nga një telefonatë që zoti Trump bëri me presidentin ukrainas më 25 korrik. Demokratët po hetojnë kërkesat e zotit Trump ndaj zyrtarëve ukrainas për të filluar hetimet ndaj kundërshtarit të tij politik Joe Biden dhe djalit të tij si dhe nisjen e një hetimi për përfshirjen e Ukrainës në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016.

Zonja Yovanovitch u tërhoq nga detyra e saj si ambasadore në Kiev në një kohë që Rudy Giuliani, avokati personal i zotit Trump, po nxiste zyrtarët ukrainas të hetonin akuzat e pafaktuara për korrupsion kundër Joe Biden-it dhe djalit të tij. Zonja Yovanovitch u hoq nga kjo detyrë pasi kishte këmbëngulur që kërkesat e zotit Giuliani drejtuar zyrtarëve ukrainas për hetime të përcilleshin përmes kanaleve zyrtare, sipas një ish-diplomati që kishte biseduar me të (Marie Yovanovitch).

Gjatë telefonatës së 25 korrikut, zoti Trump i kishte thënë Presidentit të Ukrainës Volodymyr Zelenskiy se zonja Yovanovitch ishte një “lajm i keq”, bazuar në dokument që përmbante pjesë të zbardhura të telefonatës publikuar nga Shtëpia e Bardhë. As zoti Giuliani dhe as zoti Trump nuk i kanë specifikuar publikisht kundërshtimet e tyre ndaj zonjës Yovanovitch.

Ndërkohë biznesmenë me lidhje me zotin Giuliani patën lobuar tek një ligjvënës amerikan në vitin 2018 për të ndihmuar për largimin e zonjës Yovanovitch, sikurse thuhet në një aktakuzë të bërë publike të enjten pas arrestimit të tyre. Zoti Trump vazhdon t’i qëndrojë pozicionit se përmbajtja e bisedës së tij telefonike zhvilluar më 25 korrik me presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelenskiy, e cila nxiti hetimet për shkarkim, nuk përbën asnjë problem ligjor.

Një ditë më parë zoti Zelenskiy deklaroi se nuk i është bërë “asnjë shantazh” gjatë telefonatës në të cilën zoti Trump i kërkoi të nisë hetimin ndaj ish-nënpresidentit Joe Biden dhe djalit të tij, Hunter. Pas komentit të zotit Zelenskiy udhëheqësi amerikan u tha gazetarëve se presidenti i Ukrainës thjesht konfirmoi atë që ai ka thënë më parë dhe kërkoi që kësaj çështjeje t’i jepet fund.

Zoti Trump pretendon, por pa dhënë asnjë fakt, se gjatë kohës që zoti Biden mbante detyrën e nënëresidentit kishte kërcënuar se do të ndalte ndihmën financiare për Ukrainën, nëse Kievi nuk ndalte hetimin ndaj një kompanie gazi ku Hunter Biden, ishte anëtar bordi. Të enjten komisionet e Dhomës së Përfaqësuesve që drejtojnë hetimin, njoftuan se do të thërrasin për të dëshmuar sekretarin e Energjisë Rick Perry si dhe dy bashkëpunëtorë të avokatit të presidentit Rudy Giuliani. /Voa

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Fero dhe Arbenita martohen në fshehtësi

Modelja Arbenita Ismajli dhe reperi Fero, i kanë dhënë fund beqarisë. Duket se zërat që qarkullonin së fundmi në media për një ndarje, kanë...

Aksident i rëndë në Formula 1, piloti përfshihet nga flakët (FOTO)

Mund të kishte përfunduar me një aksident tragjik ajo çfarë ndodhi në Formula 1, ku piloti rrezikoi jetën. Pamjet e rënda që janë shpërndarë...

Aksident i rëndë, makina përplas për vdekje këmbësorin

Një aksident me pasojë jetën ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Lezhë-Milot, pranë kryqëzimit Ishull Lezhë. Një mjet ka përplasur 60-vjeçarin Gjon Kola, i...

Rast i rrallë në Singapor, nëna lindi foshnjen me antitrupa COVID

Që nga fillimi i pandemisë, shkencëtarët kanë studiuar nëse të gjithë të infektuarit me koronavirus prodhojnë antitrupa, përfshirë edhe ata me simptoma dhe ata...

Kryemadhi shkel masat anti-COVID, Braçe publikon videon

Zv.kryeministri Erion Braçe denoncon sërish shkeljen e aktit normativ nga kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, e cila është shfaqur këtë të dielë pa maskë. Braçe...