E diel, 29 Nëntor, 2020
6 C
Tirana

Irani u dërgon emaile kërcënuese votuesve amerikanë

Më të lexuarat

Tronditet Bulqiza/22-vjeçari u qëllua nga shoku i tij, ja çfarë ka ndodhur

Policia e Bulqizës duket se është drejt zbardhjes së ngjarjes së rëndë, ndodhur mbrëmjen e djeshme, ku ka humbur jetën një i ri. 22-vjeçari...

Misteri shumëvjeçar: Ku ndodhet deklarata origjinale e pavarësisë së Shqipërisë

Deklarata origjinale e Pavarësisë së Shqipërisë, e firmosur më 28 nëntor 1912 në Vlorë nga delegatët e të gjitha krahinave të Shqipërisë etnike, nuk...

U ekzekutua me 8 plumba në Belgjikë, zbardhet identiteti i shqiptarit të vrarë

Mbrëmjen e djeshme, Brukseli u tmerrua nga të shtëna armësh, nga të cilat mbeti i vdekur një 38-vjeçar shqiptar. Ditën e sotme, është zbardhur identiteti...

A do të na mbrojë vaksina e Covid-19?

Pretendentët kryesorë në garën e vaksinave COVID-19 kanë patur nivele të ndryshme suksesi pas provave klinike, por çfarë do të thotë kjo për luftën...

Kurba e Covid mbetet e lartë në vend, 10 viktima

Situata epidemiologjike në vend, mbetet e rënduar pasi vijojnë të regjistrohen shifra të larta të të infektuarve dhe viktimave nga Covid-19. Ministria e Shëndetësisë informon...

”Për dy javë zhduket Covid nga planeti”/ Mjeku popullor tregon terapinë

Mjeku popullor, Ruzhdi Metali është shprehur se virusi Covid-19, mund të zhduket për dy javë nga planeti. Në ''Zonë e Lirë'', ai tha se fillimisht...

Ish-konkurrenti i “Për’puthen” i nxjerr bojën emisionit, nxjerr prapaskenat

Një ish-konkurrent i “Për’puthen” ka publikuar fotot e dyshimta të lojtarit të këtij edicioni, Atdheut, para se të bëhej pjesë e emisionit. Siç duket...

“Një pllakë tektonike po lëviz”, sizmologu i njohur turk paralajmëron banorët

Gjatë paradites se sotme, lëkundje të forta u ndjenë në Turqi, duke i shtuar edhe më tej panikun qytetarëve se do të rikthehet situata...

Studimi: Ja 2 tiparet, që mund t’i bëjnë njerëzit super-përhapës të Covid-19

Provat të shumta tregojnë se super-përhapësit janë faktorët kryesorë të pandemisë Covid-19. Një numër studimesh, kanë treguar se shumica e njerëzve të prekur nga...

Pamje të rënda nga aksidenti i yllit të Arsenalit, udhëtonte me mjetin luksoz

Pamje të tmerrshme të aksidentit të mesfushorit të Arsenalit, Joe Willock, kanë bërë xhiron e rrjetit. Ai po udhëtonte me mjetin e tij luksoz...

Sipas FBI-së dhe zyrtarëve të agjencive të zbulimit, votuesit në Florida morën disa herë gjatë ditës së martë emaile në dukje nga organizata “Proud Boys” – “Djemtë Krenarë”, të cilat sipas zyrtarëve federalë ishin emaile të sajuara të krijuara nga agjentë të Iranit.

Disa studentë të Universitetit të Floridas tregojnë se emailet u shfaqën në mëngjes, sipas raportimeve të medias lokale.

Bennett Ragan, i sapo-diplomuar nga Universiteti i Floridës, tha për Zërin e Amerikës se emaili kishte shkuar në dosjen spam të llogarisë së tij, fillimisht në orën 15 dhe më pas në orën 17.

Ragan menaxhon tani fushatën e një kandidati për legjislaturën shtetërore. Ai i dha gazetarit të Zërit të Amerikës një kopie të emailit.

Emaili kishte adresën [email protected], një llogari emaili që më parë ka qenë në zotërimin e organizatës “Proud Boys”, një grup i ekstremit të djathtë që është shprehur pro rizgjedhjes së Presidentit Trump, por ka deklaruar se nuk ka lidhje me emailet e fundit.

Enrique Tarrio, udhëheqësi i grupit “Proud Boys”, përmes platformës së medias sociale Parler hodhi poshtë çdo përfshirje në dërgimin e emaileve kërcënuese. Ai nuk iu përgjigj një kërkese të Zërit të Amerikës për intervistë.

Në rreshtin e subjektit të mesazhit shkruhej “Votoni për Trumpin, përndryshe!”. Emaili pretendonte se e dinte që Bennett Ragan ishte i regjistruar si demokrat, por i bënte presion që të ndryshonte përkatësi partiake dhe të votonte për Presidentin Trump.

“Do të votosh për Donald Trumpin ditën e zgjedhjeve, ose do të të qepemi,” shkruhej në email. “Ndrysho parti, mbështet republikanët që të na e provosh që e more emailin dhe po e respekton mesazhin. Ne do ta mësojmë se për kë ke votuar. Po të isha ti, do ta merrja këtë mesazh seriozisht. Paç fat”.

Një tjetër person në stafin e kandidatit për legjislaturën e Floridas, Kayser Enneking, kishte marrë të njëjtin email, tha zoti Ragan. Të njëjtën gjë konfirmuan mbi 10 miq dhe të njohur të tij në Florida.

Por, as Ragan vetë, as të tjerët, nuk i kishin kushtuar shumë rëndësi emailit.

Pjesë e një përpjekjeje më të madhe

“E pamë, reaguam ‘E çuditshme’,” kujton Ragan në një intervistë. “Për fat të keq kemi parë gjëra të tilla nga forca keqdashëse që përpiqen të ndikojnë tek zgjedhjet”.

Por pasi edhe të tjerë në Florida si dhe në Alaska, Arizona dhe Pensilvania raportuan se kishin marrë mesazhe të ngjashme, u bë e qartë se kjo ishte pjesë e një operacioni më të madh.

Këto mesazhe ishin pjesë e një fushate kibernetike nga Irani për të frikësuar votuesit amerikanë duke përdorur të dhëna mbi regjistrat e votuesve, që janë të disponueshme publikisht, thanë të mërkurën drejtori i FBI-së Christopher Wray dhe John Ratcliffe, drejtor i shërbimeve të zbulimit.

Irani dhe Rusia kanë marrë të dhëna mbi regjistrimin e votuesve, thanë zyrtarët. Irani ka përdorur llogari të sajuara ose të kopiuara emaili, për të frikësuar votuesit, tha zoti Ratcliffe. Ministria e jashtme iraniane i hodhi poshtë këto deklarata si akuza të pabaza.

Votuesit demokratë në Florida duket se kanë qenë objektivi kryesor i sulmit me emaile të sajuara, megjithëse nuk dihet numri i saktë.

Lexo edhe :   Vritet shkencëtari iranian i armëve bërthamore

Komiteti i Juristëve për të Drejta Civile tha se kishte marrë mbi 100 ankesa për emailet. Në Alaskë, disa votues demokratë raportuan se kishin marrë emaile, ndërsa në Arizona dhe Pensilvania vetëm një votues raportoi se ishte shenjestruar.

Lexo edhe :   Vritet shkencëtari iranian i armëve bërthamore

Motivi i kësaj fushate mbetet i paqartë.

Zoti Ratcliffe tha se fushata ka për synim të dëmtojë shanset e Presidentit Trump, duke u përpjekur të bindë votuesit se ekzistojnë lidhje mes presidentit dhe organizatës së ekstremit të djathtë “Proud Boys”.

Anëtarët e grupit “Proud Boys” e prezantojnë veten si një klub “shovinistësh perëndimorë” që mblidhen për të pirë. Por organizata që ndjekin aktivitetin ekstremist thonë se ky grupim ka në thelb të tij paragjykime të forta kundër grave, myslimanëve dhe imigrantëve.

Ky grup u bë pjesë e debatit kombëtar kur presidenti, gjatë debatit të parë presidencial, kur u pyet nëse do të dënonte ekstremin e djathtë, tha “Proud Boys, sprapsuni dhe prisni”. Më pas presidenti i tërhoqi komentet duke thënë se dënon të gjitha format e supremacisë së bardhë.

Jesse Littlewood, nënpresident i grupit “Common Cause” që ndjek aktivitetin qeveritar, nuk mendon si zoti Ratcliffe se emailet kishin për qëllim të dëmtonin Presidentin Trump.

Regjistrat e votuesve, informacion publik

“Siç e shoh unë, emailet kishin për qëllim të nxisnin njerëzit të regjistroheshin si republikanë dhe të votonin për Presidentin Trump,” thotë zoti Littlewood për Zërin e Amerikës.

Disa votues janë shprehur se emailet ishin të frikshme, por zoti Littlewood thotë se përpjekjet ishin kryesisht fushatë dezinformimi me synimin për të mbjellë kaos në prag të zgjedhjeve.

“Ky aktivitet ka kosto shumë më të ulët se sa të hakerosh sistemet,” thotë zoti Littlewood.

Regjistrat e votuesve janë informacion publik dhe mund të gjenden kollaj. Kandidatët politikë dhe grupet sociale gjithnjë e më shumë po i shfrytëzojnë për të shenjestruar me mesazhin e tyre votuesit.

“Ia vlen të përmendim se pjesa më e madhe e informacionit për të krijuar këtë fushatë është e aksesueshme publikisht,” tha sekretarja e shtetit të Arizonës, Katie Hobbs, në një deklaratë për Zërin e Amerikës.

Arizona nuk i bën publike adresat e emailit të votuesve dhe një zëdhënëse e zonjës Hobs tha se ndoshta organizatorët e fushatës mund ta kenë gjetur në ndonjë listë komerciale emailin e të vetmit votues që u shenjestruar në Arizona.

Në Florida, organizatorët e fushatës së emaileve siç duket përdorën regjistrat e 2018-ës, sipas zotit Ragan.

“Arrita në këtë përfundim pasi kishin përdorur adresën time të vjetër të emailit dhe po ashtu adresa të vjetra të kolegëve të mi,” thotë ai.

Megjithëse regjistrat e votuesve janë informacion publik, për kë voton individi mbetet secret. Po ashtu, zoti Littlewood shton se me rëndësi është fakti që sistemet e votimit nuk u kompromentuan nga kjo fushatë dezinforrmimi.

“Personalisht, unë mendoj se sistemet janë shumë të sigurta dhe se zyrtarët që ndjekin procesin zgjedhor janë jopartiakë dhe të përkushtuar ndaj detyrës,” thotë në një intervistë zoti Enneking, anestiziolog që aktualisht po konkurron për deputet në Legjislaturën e Floridës./VOA/

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Si mund ta padisë Gjermania Asadin për përdorim armësh kimike?

Drejtësia gjermane po shqyrton mundësinë e ngritjes së një padie për sulmet me gaz helmues në Siri. Deutsche Welle dhe "Der Spiegel" biseduan me...

Rita Ora uron ditën e flamurit në gjuhën shqipe dhe me foto provokuese

Rita Ora, këngëtarja me famë botërore asnjëherë nuk harron origjinën e saj. Ajo ka uruar Ditën e Flamurit me disa foto shumë provokuese, ku shihet...

Misteri shumëvjeçar: Ku ndodhet deklarata origjinale e pavarësisë së Shqipërisë

Deklarata origjinale e Pavarësisë së Shqipërisë, e firmosur më 28 nëntor 1912 në Vlorë nga delegatët e të gjitha krahinave të Shqipërisë etnike, nuk...

Nuk ka llogari bankare, liderja e Hong Kongut i mban paratë në shtëpi

Shefja ekzekutive e Hong Kongut, Carrie Lam, ka thënë në një intervistë televizive se ajo duhet të ruajë “grumbuj parash” në shtëpi, sepse nuk...

Video/ Sulmuesi shqiptar shënon në fund, i jep 1 pikë skuadrës turke

Sulmuesi, Jetmir Topalli ka shënuar gol në minutën e 95’ në sfidën e Superligës turke, të zhvilluar midis Gazientep dhe Jeni Malatjaspor. 22-vjeçari nga Kosova...