E shtunë, 31 Korrik, 2021
31.5 C
Tirana

Irani synon blerjen e satelitëve rusë

Njoftimet se Irani po kërkon të blejë një sistem satelitor rus të avancuar nuk janë “veçanërisht shqetësuese” për sigurinë e trupave amerikane në rajon, sipas komandantit që mbikëqyr operacionet ushtarake amerikane në Lindjen e Mesme.

Në një intervistë për “Zërin e Amerikës” Gjeneral Frank McKenzie, kreu i Komandës Qendrore të ShBA-së, tha se sateliti rus i Kanopus-V nuk është i efektshëm në përcaktimin e një objektivi.

“Nuk mund të bësh shumë me të realisht”, tha ai. “Kjo ndoshta do t’i lejojë ata të shohin diçka me madhësinë e një autobusi shkolle, gjë që nuk do të jetë veçanërisht shqetësuese për ne”.

Më herët këtë muaj, zyrtarë amerikanë e të Lindjes së Mesme i thanë gazetës “Washington Post” se zyrtarët ushtarakë iranianë kanë qenë tërësisht të përfshirë në blerjen e satelitit dhe se kanë zhvilluar udhëtime të shumta në Rusi që nga viti 2018 për arritjen e një marrëveshjeje mbi këtë çështje.

Ndërsa Kanopus-V tregtohet për përdorim civil, zyrtarët ushtarakë iranianë janë përfshirë shumë në blerjen e satelitetit. Sipas zyrtarëve udhëheqësit e trupave elitare të Gardës Revolucionare Islamike të Iranit kanë bërë udhëtime të shumta në Rusi që nga viti 2018 për të ndihmuar në negocimin e kushteve të marrëveshjes.

Kanopus-V tregtohet për përdorim civil dhe Gjeneral McKenzie tha se mund të ofrojë imazhe më të mira sesa ato që mund të kapte kamera me rezolucion të lartë e një sateliti.

Mund të duket tërheqëse të vendosësh një satelit në hapësirë në një raketë ruse dhe nëse kjo është mënyra se si ata duan t’i shpenzojnë paratë atëherë le ta bëjnë“, tha Gjeneral McKenzie./VOA

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Lamtumirë doktor!

Nga Dritan Hila Ka kohë që diplomatët amerikanë kanë hequr dorashkat. Jo më larg se dje, ambasadorja e SHBA me një gjuhë cinike iu tha...

Shkelën rregullat kundër Covid, përjashtohen 2 sportistë nga Olimpiada në Tokio

Dy xhudistë të Gjeorgjisë janë përjashtuar nga Lojërat Olimpike Tokio 2020, pasi kanë dalë për shëtitje jashtë Fshatit Olimpik, ka raportuar agjencia japoneze e...

117 milionë euro, Manchester City pranë blerjes rekord

Manchester City është shumë afër goditjes së radhës në merkato. Sipas shtypit anglez, mungon shumë pak për arritjen e marrëveshjes për mesfushorin e Aston Villa-s,...

Koronavirusi/ Profesori grek: Do të krijohen më shumë mutacione ngjitëse

Profesori Theodoros Vasilakopoulos në një intervistë për mediat vendase, foli për rrjedhën e pandemisë në vend dhe procesin e vaksinimit ku thotë se ashtu...

Teatri Kombëtar në pronësi të Bashkisë/ PD: Rama nuk pyet për drejtësinë

Partia Demokratike ka reaguar ashpër ndaj vendimin e qeverisë për t'i kaluar truallin e Teatrit Kombëtar në pronësi të Bashkisë së Tiranës. Deputetja e zgjedhur...