E shtunë, 12 Qershor, 2021
27.5 C
Tirana

Iran/ Pas fundosjes së luftëanijes, shpërthen në flakë rafineria e naftës

Një zjarr i përmasave të mëdha shpërtheu në një rafineri iraniane të naftës në jug të Teheranit të mërkurën e 2 qershorit, tha një zëdhënës i departamentit të urgjencës iraniane.

Deri më tani nuk ka pasur raportime për viktima apo të plagsur, pasi shërbimet e urgjencës dhe zjarrfikësit bënë të mundur mbajtjen e flakëve nën kontroll, shkruan CNN.

Kreu i Zyrës Provinciale të Menaxhimit të Krizave të Teheranit tha se një rrjedhje në një tubacion të gazit të lëngshëm në strukturë shkaktoi zjarrin, megjithatë hetimet do të vijojnë.

Videot e postuara në mediat sociale treguan për një tym të dendur që qarkullonte në zonat jugore të kryeqytetit iranian.

Ndërkohë, agjencia gjysmë-zyrtare iraniane e lajmeve Tasnim tha se të gjitha operacionet ishin pezulluar në rafinerinë Tondgooyan.

Ky incident erdhi vetëm disa orë, pasi një prej anijeve më të mëdha në marinën iraniane mori flakë dhe u fundos në Gjirin e Omanit.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Përmbyset autoboti me naftë në Elbasan, bllokohet shoferi

Një autobot me karburant është përmbysur mesditën e sotme në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, pranë fshatit Xibrakë. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se shoferin e ka zëne...

Shpërthimi i kontrolluar i ‘gjobës’ Becchetti

Nga: Agim Baçi Dikur qarkullonte në internet një letër që një vajzë i dërgonte së ëmës, e cila në thelbin e saj lidhej me gjetjen...

Uells-Zvicër/ Pjesa e parë pa gola, portierët vendimtarë me pritjet e tyre

Ka përfunduar me rrjeta të paprekura, pjesa e parë e ndjeshjes midis Zvicrës dhe Uellsit. Një 45 minutësh ku spektakël dhuruan portierët e skuadrave...

Vrasja e 20-vjeçares në Greqi, zbulohet makina me të cilën janë larguar autorët

Zbardhen detaje të reja në lidhje me vrasjen e 20-vjeçare britanike Caroline, e ndodhur pak javë më parë në Greqi. Në emisionin e gazetarit grek...

Fati i kryetarit të PD-së, 3 kandidatët që do të sfidojnë Lulzim Bashën

Nga: Marsela Sinani Lulzim Basha 47 vjeç, Fatbardh Kadilli 55 vjeç, Edith Harxhi 48 vjeçe dhe Agron Shehaj 44 vjeç, aderojnë në të njëjtën parti,...