E diel, 5 Prill, 2020
15 C
Tirana

“Irani mund të ketë ekzekutuar mbi 1 mijë protestues”

Lexo edhe ...

​Pështyu qëllimisht mbi ushqime, arrestohet i riu në Britani

Një 20-vjecar nga Britania e Madhe është arrestuar pasi u kap duke pështyrë disa artikuj ushqimorë në një supermarket. I riu hyri në një dyqan...

A do të na shpëtojnë dot ekonomistët nga Covid-19

Nga Ben Andoni Vite më parë, gjetjet e një artikulli të një studiuesi amerikan për pasojat ekonomike të pandemisë së vitit 1918-1919 në SHBA mund...

Qetësohet situata në Francë, bilanci për 24 orët e fundit

Më në fund edhe Franca ka shënuar një ulje mjaft të ndjeshme, në numrin e viktimave nga koronavirusi. Pas dy ditëve (2 dhe 3 prill)...

Kapshticë/ 3 emigrantë shfaqin probleme shëndetësore, dërgohet ambulanca

Vijon të mos ketë një zgjidhje situata me emigrantët shqiptarë të bllokuar në Kapshticë. Mësohet se situata është tensionuar më shumë, pasi dy gra dhe...

“Forcat iraniane të sigurisë mund të kenë vrarë më shumë se 1.000 njerëz gjatë shtypjes së protestave të fundit, kundër rritjes së çmimit të karburantit”, tha një zyrtar i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, më 5 dhjetor.

“Duket se regjimi ka vrarë mbi një mijë qytetarë iranianë që prej fillimit të protestave”, u tha gazetarëve Brian Hook, përfaqësuesi i posaçëm i Uashingtonit për Iranin.

Hook përmendi raporte të paspecifikuara dhe nuk dha dëshmi për numrin e vdekjeve.

Sipas tij, zyrtarët e SHBA-së kanë parë video të një incidenti, në të cilin u qëlluan dhe u vranë më shumë se 100 njerëz.

Protestat në Iran shpërthyen më 15 nëntor, pasi qeveria njoftoi rritjen e çmimit të karburantit deri në 200 për qind, por u ndaluan shpejt nga forcat e sigurisë.

Autoritetet gjithashtu ndalën qasjen në internet për rreth një javë dhe nuk kanë njoftuar ende ndonjë numër zyrtar të vdekjeve, raporton “REL”.

Organizata për të drejtat e njeriut, Amnesty International, tha më 2 dhjetor se të paktën 208 njerëz besohet të jenë vrarë gjatë sulmit të forcave të sigurisë ndaj protestuesve.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria



Të fundit

​Pështyu qëllimisht mbi ushqime, arrestohet i riu në Britani

Një 20-vjecar nga Britania e Madhe është arrestuar pasi u kap duke pështyrë disa artikuj ushqimorë në një supermarket. I riu hyri në një dyqan...

A do të na shpëtojnë dot ekonomistët nga Covid-19

Nga Ben Andoni Vite më parë, gjetjet e një artikulli të një studiuesi amerikan për pasojat ekonomike të pandemisë së vitit 1918-1919 në SHBA mund...

Qetësohet situata në Francë, bilanci për 24 orët e fundit

Më në fund edhe Franca ka shënuar një ulje mjaft të ndjeshme, në numrin e viktimave nga koronavirusi. Pas dy ditëve (2 dhe 3 prill)...

Kapshticë/ 3 emigrantë shfaqin probleme shëndetësore, dërgohet ambulanca

Vijon të mos ketë një zgjidhje situata me emigrantët shqiptarë të bllokuar në Kapshticë. Mësohet se situata është tensionuar më shumë, pasi dy gra dhe...

“Do ashpërsojmë masat”/ Ministri maqedonas: Piku i koronavirusit do jetë në fund të prillit

Ministri maqedonas i Shëndetësisë, Venko Filipçe ka njoftuar se shteti do të forcojë masat kufizuese, me synim frenimin e përhapjes së mëtejshme të koronavirusit. Në...
Kthehu
WhatsApp KONTAKTO TT