E shtunë, 23 Janar, 2021
10 C
Tirana

Irani dënon tetë aktivistë që “spiunuan për SHBA-në”

Gjyqësori i Iranit tha se ka dënuar me burgim tetë aktivistë të mjedisit – përfshirë një iranian që ka edhe shtetësi britanike dhe amerikane – nën akuzat se kanë spiunuar për Shtetet e Bashkuara dhe kanë vepruar kundër sigurisë kombëtare të Iranit.

Zëdhënësi i gjyqësorit, Gholamhossein Esmaili, tha se Gjykata e Apelit nxori “aktgjykime të formës së prerë” për rastet e tyre.

Dy nga aktivistët, Morad Tahbaz dhe Niloufar Bayani, u dënuan me nga 10 vjet burgim, ndërsa të tjerët me dënime më të vogla.

Ata gjithashtu u urdhëruan t’i kthejnë paratë që, sipas autoriteteve iraniane, i kanë marrë nga Qeveria amerikane për shërbimet e tyre.

Tahbaz, përveç shtetësisë iraniane, e ka edhe atë britanike dhe amerikane.

Irani nuk e njeh shtetësinë e dyfishtë apo të shumëfishtë dhe kjo do të thotë se iranianët e arrestuar nga autoritetet në Teheran, nuk mund të marrin ndihmë konsullore nga vendet e tjera, ku ata janë gjithashtu qytetarë.

Të gjithë aktivistët u arrestuan në Iran, në fillim të vitit 2018.

Në fillim të këtij muaji, Gjykata Supreme e Iranit konfirmoi dënimin me vdekje edhe për shtetasin iranian, Amir Rahimpour, i cili u shpall fajtor për spiunim për Agjencinë Qendrore të Inteligjencës – CIA. /Rel

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

E trishtë/ Ndërron jetë në moshën 35-vjeçare ish-sulmuesi

Ish-sulmuesi xhamajkan, Luton Shelton ka ndërruar jetë në moshën 35-vjeçare, për shkak të një sëmundje. Shelton ishte diagnostikuar në vitin 2018 me sëmundjen “ALS”, e...

Berlini përgatitet për konsultime me administratën Biden

Lehtësimi i jashtëzakonshëm u shpreh në Gjermani që kur Joe Bideni i fitoi zgjedhjet presidenciale. Kurse të mërkurën (20.01.), kancelarja Angela Merkel i shkroi...

Samsung u ngrit si një dyqan që shiste perime, dhe kuriozitete që nuk i dinit

Sistemi ligjor i Japonisë ka një normë dënimi prej 99 për qind. Peshkimi mbetet profesioni i dytë më i rrezikshëm i Shteteve të Bashkuara, pas...

Analisti: Basha do ketë Tiranën, ja kush do jetë drejtuesi i PD në Gjirokastër

Partia Demokratike ka emëruar drejtuesit politik në pjesën më të madhe të qarqeve, ndërkohë që janë ende për t’u zbuluar se cilët do të...

A do jetë sërish kandidat për deputet? Ja si përgjigjet Ervin Salianji

Ervin Salianji është shprehur se ekziston mundësia që ai të jetë kandidat për deputet në listën e Partisë Demokratike. I ftuar në “Zonë e lirë”,...