E enjte, 21 Tetor, 2021
12.5 C
Tirana

Iran/ Nesër gjedhjet presidenciale, vendimtare për marrëdhënien me perëndimin

Marrëveshja e lëkundur bërthamore e Iranit me fuqitë botërore është në lojë teksa vendi përgatitet të votojë të premten për një president të ri dhe diplomatët vazhdojnë përpjekjet për të bindur SHBA dhe Teheranin që të bashkohen në një marrëveshje.

Marrëveshja përfaqëson momentin historik të tetë viteve në detyrë për Presidentin relativisht të moderuar Hassan Rouhani: pezullimin e sanksioneve të rënda në këmbim të monitorimit rigoroz dhe kufizimit të rezervave iraniane të uraniumit.

Prishja e marrëveshjes me vendimin e Presidentit Donald Trump për të tërhequr në mënyrë të njëanshme Amerikën nga dakordësia në 2018-ën ka sjellë një seri sulmesh dhe përplasjesh në të gjithë Lindjen e Mesme.

Teksa analistët dhe sondazhet thonë se nëse një kandidat i linjës së ashpër do të fitojë zgjedhjet e së premtes, një kthim në marrëveshje mund të jetë i mundur, por kaq, ka të ngjarë të mos ketë avancime të mëtejshme midis Iranit dhe Perëndimit./TIRANA TODAY

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

PD e vendosur për t’i shkuar deri në fund çështjes “Becchetti”

Pak kohë më parë, Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut në Strasburg ka dënuar Shqipërinë me 110 milionë euro, për konfliktin me biznesmenin...

Hoxhë Hasan Tahsini, në fokus të Akademisë për Studime të Çamërisë

Hoxhë Hasan Tahsini ka qenë në fokus të Akademisë së Studimeve për Çamërinë. Simpoziumi shkencor i Akademisë së Studimeve për Çamërinë është mbajtur në...

Për periudhën janar-prill janë shpenzuar 14 mln USD për 499 mijë të vaksinuar

Për vaksinimin e popullatës në 4 mujorin e parë të 2021 janë shpenzuar rreth 14 milonë dollarë sipas të dhënave të Ministrisë të Shëndetësisë....

Paloka reagon pas deklaratës së Bashës: Ndal përçarjen!

Deputeti i PD-së dhe njëherazi kryetari i Këshillit Kombëtar, Edi Paloka, ka reaguar pas deklaratës së liderit të partisë Lulzim Basha, i cili tha...