E shtunë, 12 Qershor, 2021
27.5 C
Tirana

Iran: 7 kandidatë për garën presidenciale, pengohen aleatët e Rouhanit

Irani miratoi 7 kandidatë për zgjedhjet presidenciale të 18 qershorit mes tyre Ebrahim Raisin, klerikun e vijës së ashpër që udhëheq sistemin gjyqësor. Ndërkohë autoritetet penguan pjesmarrjen në garë të kandidatëve të njohur, aleatë të presidentit aktual, mes tensionesh me Perëndimin mbi programin e vjetëruar bërthamor të Iranit.

Sipas njoftimit të kryer nga televizioni shtetëror, shefi i gjyqësorit Ebrahim Raisi, emri i të cilit është i lidhur me ekzekutime masive në vitin 1988, ndodhet në pozita dominuese në garën e pritshme.

Ai është kandidati më i shquar mes grupit të shtatëshes që ka gjasa për sukses në zgjedhje. Sondazhet e opinionit publik tregojnë se fushata e tij anti-korrupsion ka tërhequr mbështetjen e iranianëve. Zoti Raisi besohet gjithashtu të jetë i preferuari i Udhëheqësit Suprem 82-vjeçar të Iranit, Ali Khamenei.

Por ajo që ra në sy ishte vendimi i Këshillit Kushtetues të Iranit për të ndaluar nga pjesmarrja në garë disa kandidatë. Në krye të tyre ishte ish-kryetari i Parlamentit Ali Larijani, me bindje konservatore dhe gjatë viteve të fundit një aleat i zotit Rouhani. Zoti Larijani e kishte pozicionuar veten si një kandidat pragmatist i cili ka mbështetur marrëveshjen bërthamore të Iranit me fuqitë botërore, firmosur nga zoti Rouhani në vitin 2015. Irani nuk po i përmbahet më kushteve të kësaj marrëveshjeje dhe diplomatët në Vjenë po përpiqen të negociojnë një rikthim të Teheranit dhe Uashingtonit tek marrëveshja.

Gjatë një komenti në median sociale zoti Larijani u duk se sinjalizonte se nuk do ta kundërshtonte vendimin.

Unë e kam bërë detyrën time përpara Zotit dhe kombit tim të dashur dhe jam i kënaqur“, shkruante ai në Twitter. “Faleminderit të gjithë atyre që shprehën mirënjohje dhe shpresoj se do të merrni pjesë në zgjedhjet për mbështetjen e një Irani Islamik“, vijonte ai më tej.

Lexo edhe :   SHBA heq sanksionet kundër disa shtetasve dhe kompanive iraniane

Këshilli Kushtetues ndaloi gjithashtu kandidimin e ish-Presidentit të vijës së ashpër, Mahmoud Ahmadinejad si dhe Nënpresidentin kryesor të zotit Rouhani, reformistin Eshaq Jahangiri. Zoti Ahmadinexhad e pati injoruar një paralajmërim të zotit Khamenei në vitin 2017 dhe u regjistrua për garën presidenciale, por u refuzua aso kohe nga Këshilli Kushtetues, një panel prej 12 anëtarësh nën drejtimin e zotit Khamenei.

Lexo edhe :   SHBA heq sanksionet kundër disa shtetasve dhe kompanive iraniane

Gjatë një seance të parlamentit të martën, ligjvënësi Ahmad Alirezabeigi tha se shtëpia e zotit Ahmadinexhad ishte “nën rrethim” nga forcat e sigurisë që prej një dite më parë. Ai paralajmëroi se vendimi do të ndrydhte pjesëmarrjen në zgjedhje. Që nga revolucioni islamik i vitit 1979 teokracia e Iranit e ka mbështetur legjitimitetin e saj pjesërisht tek pjesëmarrja në zgjedhje.

Më herët gjatë ditës së sotme televizioni Shtetëror citonte zëdhënësin e Këshillit Kushtetues Abbas Ali Kadkhodaei, të thoshte se “vetëm shtatë” emra ishin miratuar nga rreth 590 persona që ishin regjistruar në panelin e klerikëve dhe juristëve që mbikëqyret nga zoti Khamenei. Në vitin 2017, u regjistruan 1,630 kandidatë që kishin gjasa për sukses./VOA/

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

”Shpresoj të mos jetë si Trump”/ Putin flet për Biden para takimit në Gjenevë

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin shpreson se homologu i tij amerikan, Joe Biden, do të jetë më pak impulsiv se paraardhësi i tij, Donald...

Të shtëna me armë në SHBA, 13 të plagosur, autori ende i lirë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të Teksas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku një person ka shtënë me armë duke lënë të...

Përmbyset autoboti me naftë në Elbasan, bllokohet shoferi

Një autobot me karburant është përmbysur mesditën e sotme në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, pranë fshatit Xibrakë. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se shoferin e ka zëne...

Shpërthimi i kontrolluar i ‘gjobës’ Becchetti

Nga: Agim Baçi Dikur qarkullonte në internet një letër që një vajzë i dërgonte së ëmës, e cila në thelbin e saj lidhej me gjetjen...

Uells-Zvicër/ Pjesa e parë pa gola, portierët vendimtarë me pritjet e tyre

Ka përfunduar me rrjeta të paprekura, pjesa e parë e ndjeshjes midis Zvicrës dhe Uellsit. Një 45 minutësh ku spektakël dhuruan portierët e skuadrave...