Dita e hënë i ka gjetur irakianët në rrugë kundër qeverisë. Mësohet se ditën e sotme, një turmë e madhe protestuesish kanë bllokuar pikat kyçe të kryeqytetit Bagdad. Gjithashtu, protestat kanë shpërthyer edhe në qytetin e shenjtë Najaf.
Protestues të shumtë dogjën goma në shenjë zemërimi ndaj qeverisë. Këto protesta janë në vazhdën e protestave disa mujore kundra keqqeverisjes.
Në Bagdad protestuesit bllokuan tre ura kryesore të qytetit. Najaf-i një nga qytetet me shumicë shiite ka qenë një pikë e nxehtë e protestave në Irak. Demonstruesit kanë djegur vazhdimisht konsullatën iraniane atje.
Protestuesit ankohen për ritmin e ulët të reformave, korrupsionin e lartë, shërbimet e dobëta publike dhe papunësinë.