Futboll

Interi shumë pranë goditjes së parë në merkato, largohet Perisic?!

               Publikuar në : 20:43 - 10/01/19 Enno

Botërori ishte fantastik për të, ku tregoi një formë të lartë dhe ndihmoi Kroacinë në rrugëtimin ‘magjik’ deri në finale. Por tek Interi nuk është në lartësinë e duhur këtë sezon, duket qartë që shkëlqimi i tij nuk është ai i një sezoni më parë. Bëhet fjalë për Ivan Perisic, i cili mund të largohet nga zikaltërit që në këtë afat kalimtar.

Por, në rast largimi të Perisic, Inter do të hidhej në sulm për të siguruar shërbimet e një tjetër lojtari që do të mbulonte atë hapësirë. Zëvendësuesi i tij pritet të jetë anësori i Udineses, Rodrigo de Paul.

Inter dëshiron ta transferon argjentinasi, që kushton 25 milionë euro. Udinese refuzon ta shesë lojtarin, mirëpo dëshira e tij është që ai të kalojë te zikaltërit. Sky Sport ka komentuar sesi do të luante nëse do të transferohej tek Interi:

“Klubi zikaltër tashmë është në avantazh, por ka shumë konkurrencë. Nëse do të transferohej, duhet pasur parasysh se është një sulmues krahu dhe do të ishte një alternativë specifike për Perisic dhe Keita.

Ose mund të spostoje më poshtë Nainggolan si mesfushor qendre dhe ai do të luante mbrapa sulmuesit. Sulmon hapësirat me teknikën dhe me kualitetet e tij por luan afër portës i spostuar në krah”, ka shpjeguar Andrea Paventi.

Kthehu