Në orën 19:00, Tirana dhe Partizani do të ndeshen në stadiumin “Selman Stërmasi”. Vlen të theksohet fakti se të dyja skuadrat kërkojnë fitore dhe të shpallen kampione të superligës.
Klubi bardheblu, që është dhe organizator i kësaj ndeshje, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka njoftuar se sporteli i biletarisë është mbyllur në orën 15:00, pasi janë shitur të gjitha biletat.
Dyert për tifozët do të hapen në orën 17:00, për të shmangur rradhët e gjata.
NJOFTIMI I KLUBIT
Në orën 15:00 është mbyllur sporteli i biletarisë pranë stadiumit “Selman Stërmasi”. Çdo biletë është shitur, dhe gjithçka është gati për një stadium të gjithin bardheblu.