Inter/ Zyrtare: Operohet Vidal

Arturo Vidal iu nënshtrua një operacioni të planifikuar për sot, në gju. Këto janë lajmet e fundit për mesfushorin kilian, të raportuara direkt nga Interi.

Për fat të mirë, operacioni të cilit kiliani iu nënshtrua shkoi mirë: “Në mëngjesin e sotëm, Arturo Vidal iu nënshtrua një operacioni artroskopik për meniskektomi mediale selektive në gjurin e tij të majtë në Institutin Humanitas në Rozzano. Ndërhyrja ishte krejtësisht e suksesshme. Lojtari do të lërë spitalin gjatë paradites dhe faza e rehabilitimit do të fillojë në ditët e ardhshme “.

Goditja e rradhës për mesfushorin e Interit i cili nuk arrin të ‘marrë frymë’ këtë sezon. Kiliani, në fakt, tani po lufton me problemin e gjurit, por që nga fillimi i vitit nuk ka qenë në gjendje të bindë nën urdhrat e Antonio Kontes.

Për momentin Kristian Eriksen dukej se e kishte eklipsuar ish-lojtarin e Juventusit dhe Barcelonës në fushë. Tani për të do të jetë koha e rikuperimit: sipas burimeve data e kthimit mund të mendohet për në prill, por është shumë herët për të caktuar një afat fiks. Kjo aventurë me Interin deri tani ka qenë mjaft e trazuar për të.