E martë, 30 Nëntor, 2021
8.5 C
Tirana

Inter nuk përfiton, Strakosha i pakalueshëm, Lazio ‘hakmerret’ në San Siro (Video)

Inter nuk ka ditur të përfitojë nga humbjet e rivalëve direkt dhe nuk ka arritur të sigurojë vendin e tretë në Serie A. Milan dhe Roma ishin mposhtur në ndeshjet e javës së 29, por edhe zikaltërit pësojnë disfatë në “San Siro” ndaj Lazios.

Lazio e nisi më mirë ndeshjen dhe gjeti golin e avantazhit në minutën e 13’ me Milinkovic-Savic. Serbi ka shfrytëzuar më së miri një asist të Luis Alberto-s duke shënuar një gol tepër të rëndësishëm. Inter u mundua të dilte përpara, por Lazio me kundërsulme ishte gjithmonë më i rrezikshëm.

Dukej që për zikaltrit mungonte një sulmues i mirëfilltë pasi Keita Balnde në qendër të sulmit ka hasur shumë vështirësi.

Pas pushimit Inter rrit presionin ndaj miqve, por nuk arrin të shfrytëzojë mundësitë e krijuara. Në fund, vendasit nuk e kanë merituar disfatën, por Lazio-s nuk do t’i interesojë shumë kjo gjë.

Tre pikë të arta për kryeqytetasit, të cilët tani mund të kalojnë Milan në renditje nëse fitojnë ndeshjen e prapambetur. Një hakmarrje e lacialëve për atë ndeshje të humbur në javën e fundit të kampionatit në shtëpi përballë zikaltërve, që i nxori edhe jashtë Champions League.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Foltorja e Kuçovës dhe kuvendi i partisë: numrat, superstruktura e ideologjia

Nga: Genc Pollo 1-NUMRAT E KUÇOVËS E MË GJERË  Javën e kaluar isha i pranishëm në Foltoren e PD-së në Kuçovë; aty kam shërbyer si deputet...

Implementohet teknologjia e re për pozicionin jashtë loje

FIFA vjen me risi, ku do të implementohet teknologjia e re për pozicionin jashtë loje. Kjo teknologji të re, do të implementohet në Kupën...

Çfarë dimë për variantin Omicron, që po “gjunjëzon” botën

Varianti Omicron i COVID-19, paraqet një rrezik global "shumë të lartë", tha të hënën Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH). Varianti, i klasifikuar zyrtarisht si 'B.1.1.529'...

Dha dorëheqjen javën e kaluar, kryeministrja e Suedisë rikthehet në detyrë

Magdalena Andersson, e cila dha dorëheqjen shtatë orë pasi u zgjodh si kryeministrja e parë femër e Suedisë javën e kaluar, është përzgjedhur sërish...

Ishte duke raportuar LIVE, gazetaren e ngacmojnë duke e prekur nga të pasmet

Një incident ka ndodhur me një gazetare sportive, e cila gjatë raportimit LIVE është ngacmuar nga një person. Por edhe ajo nuk ka qëndruar...