E enjte, 21 Tetor, 2021
8.5 C
Tirana

Integrimi/Presidentja e Komisionit Europian takim me Ramën dhe Metën

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen do të nisë turin e saj në Ballkanin Perëndimor. Në orën 09:00 pritet që të zhvillojë një takim me kryeministrin Edi Rama, në Pallatin e Brigadave.

Ndër të tjera mësohet se pas takimit me kreun e qeverisë, presidentja e Komisionit Europian do të drejtohet drejt Presidencës, ku do të takohet me kreun e shtetit, Ilir Meta. Pas orës 11:00 ajo do të zhvillojë një vizitë në një shkollë në Qerek të Krujës, ku do zhvillohet edhe konferenca për shtyp me kryeministrin Rama.

Vizita e Presidentes së KE në vendin tonë, vjen pas vizitës së kancelares gjermane Angela Merkel, e cila tha se Ballkani Perëndimor ka shumë miq në Europë, duke kërkuar nga BE të mbajë fjalën për integrimin e Rajonit. Po ashtu ku udhëtim i Von der Leyen vjen para samitit BE-Ballkan Perëndimor, që do të mbahet më 8 tetor në Slloveni, ku në fokus do të jetë procesi i zgjerimit.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Paloka reagon pas deklaratës së Bashës: Ndal përçarjen!

Deputeti i PD-së dhe njëherazi kryetari i Këshillit Kombëtar, Edi Paloka, ka reaguar pas deklaratës së liderit të partisë Lulzim Basha, i cili tha...

77 mandate PS-ja?

Nga: Eduard Zaloshnja “Do të kishim marrë jo 74, por 77 mandate, nëse shumë nga ata që na votuan nuk do të kishin ngatërruar numrin...

‘Reshje shiu me intensitet të ulët’, parashikimi i motit për nesër

Duke filluar nga dita e nesërme, mbi vendin tonë depërtojnë gradualisht masa ajrore të paqëndrueshme me origjinë veriperëndimore. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh e vranësirash...

A duhet shtetëzuar transporti urban?

Nga: Klodian Tomorri Ka patur një debat mes ekonomistëve nëse shërbimi i transportit urban është apo jo monopol natyror? Evans në vitin 1991 studioi shërbimin...

Do jepni dorëheqjen nga PD? Basha: 95% e demokratëve më duan

Në një prononcim për gazetarët nga selia blu, kryedemokrati Lulzim Basha tha se 95% e demokratëve e duan në krye të betejës. Nga ana...