Integrimi i Shqipërisë në BE/ Komisioneri Varhelyi takohet me ministrin Maas

Komisioneri për Zgjerim dhe Fqinjësi në BE, Oliver Varhelyi zhvilloi një takim ditën e sotme Ministrin e Jashtëm të Gjermanisë, Heiko Maas.

Varhelyi informoi përmes një postimi në rrjetet sociale, se ka biseduar me Ministrin Mass për çështje të caktuara për Ballkanin Perëndimor.

Ai bën të ditur se theksi ka qenë integrimi sa më shpejt të jetë i mundur i Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Europian.

“Diskutim i mirë me Ministrin e Jashtëm Gjerman, Heiko Maas sot. Pikëpamje të shkëmbyera mbi Ballkanin Perëndimor & nevoja për të ecur përpara procesi i zgjerimit EU, duke filluar nga bisedimet e pranimit me Shqipërinë & Maqedoninë e Veriut sa më shpejt të jetë e mundur. Mbështetja jonë për rajonin në luftën kundër COVID-19 vazhdon,” shkruan Varhelyi në rrjetin social, Twitter.