Ekonomi

Institucionet të papërgjegjshme/KLSH: 1.7 miliardë euro dëm buxhetit të shtetit

               Publikuar në : 16:27 - 05/04/19 Enno

Në raportin e performancës së institucionit të dorëzuar në Kuvend, Kontrolli i Lartë i Shtetit ka konstatuar dëme me fondet publike gjatë 2018, ku dëmi kap vlerën e 1.7 miliardë eurove, të krijuara si rezultat i mungesës së të ardhurave të planifikuara dhe shpenzimeve të larta.

Pra, dëmi ekonomik në buxhetin e shtetit gjatë vitit 2018 është 1.7 miliardë euro.

Pas konstatimeve, KLSH ka depozituar në prokurori 41 kallëzime me të cilat janë ngarkuar me përgjegjësi penale 112 persona nga të cilët: 33 titullarë institucionesh.

Veprat kryesore penale për të cilat akuzohen këta persona janë “Shpërdorimi i detyrës”dhe  “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”.

Një tjetër vërejtje është bërë edhe mbi borxhin publik. Pas auditeve është arritur në përfundimin se niveli i borxhit publik është më i lartë se 71% nëse përfshijmë në të edhe detyrimet e prapambetura, ndërsa KLSH vlerëson se përqendrimi i borxhit publik drejt huamarrjes së huaj ka sjellë rritjen ekspozimit ndaj riskut të normave të interesit.

Ndërkohë, ashtu si edhe një vit më parë, KLSH tërheq vëmendjen për mënyrën se si bëhet llogaritja e borxhit publik dhe, mos përfshirja e disa elementëve që nëse do të integroheshin, do të nxirrnin një shifër të re të borxhit në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto.

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT