E premte, 30 Tetor, 2020
10 C
Tirana

INSTAT: 2014-2019, lindjet tkurren me 12%, vdekshmëria foshnjore rritet ndjeshëm

Më të lexuarat

Sulm terrorist në Francë, dy të vdekur e disa të plagosur (FOTO-VIDEO)

Një sulm me thikë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Nice të Francës, pranë kishës së Notre-Dame, ku për pasojë kanë...

Erdogan sulmon Europën: Zëri i botës myslimane ngrihet kundër mëkateve tuaja

“Kundër Europës mëkatare, zëri i vetëm që po ngrihet sot është zëri i botës myslimane''. Kështu u shpreh Presidenti turk, Rexhep Tayyip Erdogan në hapjen...

‘Nuk ka qeveri e as opozitë’, Jozefina Topalli prezanton partinë e re

Ish-kryeparlamentarja, Jozefina Topalli ka prezantuar forcën e re politike të kryesuar prej saj. Partia më e re që do garojë më 25 prill, quhet ‘Lëvizja...

“60 minus 15 bëjnë 50”/ Nuk ndalen gafat e Bashës (VIDEO)

Rama ka pikasur një tjetër gafë të kryedemokratit Basha. Siç duket, kryeministri ka qenë duke ndjekur konferencën e sotme për mediat të kryedemokratit. “Ahahaha o...

Rënie e lehtë e numrit të rasteve të reja, spitalet të tejmbushura

Dita e sotme ka shënuar një ulje të lehtë të numrit të infektuarve me Covid-19 në vend. Në 24 orët e fundit, janë konfirmuar 275...

“Deti në Hagë”/ Ministri grek zbulon marrëveshjen me Ramën, Metën dhe Bashën

“Marrëveshja mes Athinës dhe Tiranës për të apeluar së bashku në Hagë për përcaktimin e kufijve detarë, përveç se është një mesazh ndaj Ankarasë,...

Skandali/“E arrestuan se përqeshi Ramën”, Manjani del me thirrjen urgjente

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka reaguar lidhur me shoqërimin në polici të një gruaje 45-vjeçare, pasi kjo e fundit ka qeshur gjatë një...

U shtir si Ardit Gjebrea në mesazh, i mori dy mijë euro biznesmenit me WhatsApp

“Jam në lëvizje duke bërë emision, por nëse mundesh t’i japësh një mikut tim 2 mijë euro”. Në mes të një bisede në WhatsApp...

Solli shqiptarët nga Siria, kush është Gledis Nano i trajnuar nga FBI-ja

Gledis Nano, është shefi i Anti-Terrorit shqiptar që ka marrë pjesë vetë në operacionin e riatdhesimit të 5 shqiptarëve të parë nga kampi i...

Sherr mes Lleshajt dhe Murrizit: Mos ma trash zërin mua, s’e di nga jam unë

Edhe gjatë seancës së sotme, nuk kanë munguar përplasjet e forta në Kuvend. Një debat i ashpër është zhvilluar mes deputetit Myslim Murrizi, dhe...

Vdekshmëria foshnjore në vendin tonë ka hyrë futur në një trend rritje të lartë vitet e fundit, teksa numri i lindjeve po pëson një rënie të mprehtë.

Sipas të dhënave zyrtare të raportuara nga INSTAT në vitin 2015 kishin lindur 32,715 foshnja, teksa humbën betejën me jetën në vitin e parë pas lindjes 233 prej tyre. Vitin e kaluar kishim më pak lindje, 28,561 gjithsej, teksa humben jetën 293 foshnja.

Nga viti 2015 në vitin 2019 lindjet kanë rënë me -12.7%, ndërsa vdekshmëria foshnjore u rrit me 26%.

Vitin e kaluar humbën jetën 293 foshnje nga 0 në 1 vjeç, prej të cilave 57 për qind ishin djem.

Sipas të dhënave të INSTAT në vitin 2018 mbi 38 për qind e bebeve e humbën betejën me jetën si pasojë e ndërlikimeve që nënat kishin gjatë barrës, që ndikuan në shëndetin e foshnjave pas lindjes. Siç shihet nga shkaqet zyrtare më shumë se gjysma e fataliteteve të bebeve nuk kishin diagnoza të mire përcaktuara.

Studime më te hershme të Institutit t të Shëndetit Publik kanë gjetur se, shumica e vdekshmërisë foshnjore ndodh në zonat rurale në prindër me arsim të ulët. Kjo gjetje është reale edhe sot madje është përkeqësuar, pasi shërbimi mjekësor për moshat pediatrike mungon në rrethe ose është shumë i dobët dhe nga ana tjetër varfëria në rritje në zonat urbane pengon nënat e reja të kenë akses në shërbimet mjekësore.

Në maternitetet rajonale dhe bashkiake ka mungesë kirurgësh. Nënat e reja që u duhet të lindin me operacion u duhet të udhëtojnë drejt Tiranës, por disa lloje ndërlikimesh në barrë si “rezusi negativ” kërkon ndërhyrje urgjente. Punonjës në shërbimet publike pohojnë se mungesa e shërbimeve kirurgjikalë në rreth i ka rritur vdekshmërinë foshnjore.

Gjithashtu mungesa e mjekëve pediatër dhe gjinekologë në rrethe që asistojnë nënën gjatë barrës dhe ndjekin shëndetin e foshnjës pas lindjes është bërë shkak për rritjen e fataliteteve në foshnja.

Në shumicën e rretheve mjekët kirurgë janë nga Tiranë dhe punojnë me orar të kufizuar, ndërkohë që në fundjavë shërbimet nuk janë të mbuluara.

Mjekët gjinekologë pohojnë se ndërlikimet e barrës tek nënat po vijnë në rritje si gjithë sëmundjet e tjera. Stili i jetesës dhe dieta kanë bërë që shumë gra të përjetojnë gjatë shtatzënisë diabet dhe hipertension.

Sipas INSTAT, shkaqet kryesore të vdekshmërisë foshnjore (nën 1 vjeç) janë “ndërlikime në barrë, të lindjes dhe të periudhës së paslindjes” me 38,2 % dhe “sëmundjet që shfaqen në periudhën e rreth lindjes” me 27,6 % të kësaj grup moshe gjithsej (shih. Grafikun bashkëngjitur).

Shqipëria po bën hapa prapa në indeksin e zhvillimit njerëzor për shkak se vdekshmëria foshnjore po rritet vit pas viti dhe nga ana tjetër shëndeti i popullatës po përkeqësohet, duke rritur jetët e humbura në mosha të reja.

Të dhëna të tjera të Eurostat gjetën se Shqipëria është e e treta me normën më të lartë në Europë sa i përket vdekshmërisë foshnjore, për vitin 2017. Në vitin 2017, në Shqipëri përllogariten 8 vdekje foshnjore në 1000 lindje të gjalla, ndërsa mesatarja në BE është 3.6 vdekje për 1000 lindje. Në të gjithë vendet e Bashkimit Europian është vënë re një përgjysmim të normës së vdekshmërisë foshnjore, ndërsa Shqipëria ka treguar një rritje të normës. Në vitin 2007, përllogariteshin 6 vdekje për 1000 lindje të gjalla.

Normën më të lartë në Europë e ka Turqia, me 8.5 vdekje foshnjore për 1000 lindje të gjalla, por shifër e cila ka pësuar përgjysmin nga 2007, me 16.2 vdekje/1000 lindje. Ndjek Maqedonia e Veriut me të njëjtën normë prej 8.5 vdekje/1000 lindje në 2017, sërish me rënie nga 2017 që ishte 10.2/1000 lindje. E treta në Europë, Shqipëria me 8 vdekje/1000 lindje, me rritje nga 2007.

Rritja e këtij treguesi, sipas studimeve të vazhdueshme të institucioneve botërore si OKB, OBSH, e vendos vendin tonë në një pozicion të pafavorshëm për zhvillimin e qëndrueshëm, nivelin e varfërisë dhe indeksin e zhvillimit njerëzor./Monitor/

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Hatërmbetje në “Përputhen”, Ana dhe Tea zihen për Arjonin (FOTO)

Zgjedhja e një mashkulli nga Tea dhe Ana, ka sjellë edhe "krisjen" e parë të miqësisë mes vajzave të “Përputhen”. Ana zgjodhi për takimin e...

“Mendje e shëndoshë, në trup të shëndoshë”, Meta përshëndet me dy gishtat lart

Kreu i Shtetit, Ilir Meta, e ka nisur ditën me ecje nga Liqeni i Tiranës, dhe këshillon të gjithë qytetarët të merren me aktivitet...

Perëndimi ka folur një herë për Kodin

Nga: Mero Baze Zhurma e re rreth miratimit të Kodit Zgjedhor pas kthimit nga presidenti, nuk ka të bëjë me ndonjë qëndrim të ri të...

Tritoli në oborr të banesës, gazetari: Ja për çfarë dyshoj

Gazetari Elidon Ndreka dyshon se vendosja e tritolit në pjesën e jashtme të hyrjes së  banesës, mund të jetë për shkak të profesionit të...

Detajet/ Gazetarit shqiptar i vendosin lëndë plasëse në hyrje të banesës

Një shpërthim me tritol ka ndodhur pak pas mesnate, pranë shtëpisë së gazetarit Elidon Ndreka në Lezhë. Policia njofton se në pjesën e jashtme...