Infermierja pranon se gënjeu për kontrollin e Maradonës, çfarë thonë hetuesit

Diego Armando Maradona u nda nga jeta për shkak të një arresti kardiak. Shumë është aluduar për ndarjen nga jeta, dhe se sa është kujdesur stafi mjekësor. Hetuesit pretendojnë se infermierja ka mashtruar se ka bërë një kontroll. E po kështu ka manipuluar në raportin e saj.

Thuhet se infermierja që kujdesej në turnin e natës, ka pranuar se ka gënjyer që ka bërë kontroll rutinë ditën e vdekjes. Ajo deklaronte se Maradona ishte në gjendje të qëndrueshme, dhe kishte frymëmarrje normale në 6:30 të mëngjesit. Në dëshminë e saj ajo tregonte se e kishte dëgjuar Maradonën duke hyrë në tualet në orën 7:30, por nuk u fut në dhomë që mos e shqetësonte.

Hetuesit dyshojnë se ajo nuk ka hyrë gjatë natës për kontroll, dhe ka gënjyer në raportin e saj. Sipas “The Mirror”, hetuesit thanë: ”Infermierja deklaroi se ajo ka kontrolluar shenjat jetësore të tij, por ajo në fakt e ka lënë atë të pushojë”, thuhet në raportin hetimor.

Diego Armando Maradona është përcjellë për në banesën e fundit nga anëtarët e familjes dhe miqtë e ngushtë, të cilët ishin të vetmit që u lejuan në varrezat Jardin bella Vista në Buenos Aires. Ai është varrosur pranë prindërve të tij, Dalma dhe Diego.

Makina që transportonte trupin e Maradonës kaloi në masa të rrepta sigurie, ndërkohë që shumë njerëz tentonin ta preknin sa herë ndalte prej trafikut.