Një infermiere nga Spitali Shtetëror i Argjentinës në Buenos Aires ka humbur jetën nga koronavirusi, 24 orë pasi u shpall e shëruar.
Marina Mariangeli, 43 vjeç, vdiq pasi mori dritën jeshile për të dalë nga spitali, ku kishte qëndruar për 20 ditët e fundit.
Ajo u shtrua në spital pasi kishte vështirësi në frymëmarrje dhe pas tamponit rezultoi pozitive me koronavirus. Infermierja kishte qëndruar me tub respiratori për frymëmarrje artificiale, por e kishte marrë veten më vonë.
Kur më në fund rezultoi negative, 43-vjeçarja u zhvendos në banesën e saj. Por, problemet shëndetësore iu rishfaqën sërish dhe infermierja humbi jetën rrugës për në spital.