Qazim Kasem Ismaili është pjesë e bluzave të bardha që u nisën drejt Italisë, për të dhënë kontributin e tyre ndaj koronavirusit, që po bën namin në shtetin fqinj. Vendimi i qeverisë shqiptare për të dërguar 30 mjekë dhe infermierë në Itali, u përshëndet nga i gjithë populli dhe autoritetet italiane.
56 vjeçari e ka gjetur emrin në media, si një punëtor karburanti në Vorë, dhe jo si infermier i licensuar që nga viti 1993. Madje është Abi Malltezi, dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha i cili ka reaguar në lidhje me këtë lajm, aspak të vërtetë.
Nisur nga interesimi i gazetarëve, Ministria ka publikuar licencën e tij nga Urdhri i Infermierit, me detajet specifike dhe të dhënat personale.