E mërkurë, 16 Qershor, 2021
25.5 C
Tirana

Infermieri i Infektivit: Virusi po vret, por populli s’do ta besojë

Infermieri në spitalin Infektiv, Korab Gjana u bën thirrje qytetarëve që të ndërgjegjësohen dhe të respektojnë masat mbrojtëse për të parandaluar përhapjen e Covid-19.

Sipas tij, edhe pse ditët e fundit janë regjistruar shifra të frikshme të infektimeve dhe vdekjeve, përsëri njerëzit nuk e besojnë se Covid-19 ekziston.

“Çfarë u bë me virusin?! Hiç, shohim çuditshëm sjelljen e tij sesi i vërsulet popullit në pamëshirë; e lëndon atë, ai s’reagon; e lodh atë, ai prapë rri dhe pret; e vret atë dhe ai prapë s’do ta besoj. Vazhdon vërsulja dhe egërsia e tij, e ne rrimë shikojmë sërish çuditshëm.”, shkruan Gjana në rrjetin social, Facebook.

Korab Gjana, ishte pjesë e grupit të mjekëve që shkuan për të ndihmuar në Itali në kulmin e pandemisë në muajin mars të këtij viti, ndërkohë që tashmë është pjesë e stafit te spitali Covid 1, te Infektivi.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Lexo edhe :   Rakacolli: Covid-19 ka lënë pasoja te ata që e kanë kaluar

Si Basha do jetë i pari që do e lëshojë Berishën

Nga: Ben Andoni Partia Demokratike ka mbaruar zgjedhjet duke vendosur për të tretën herë me radhë z. Basha në krye të saj. Në fakt, ai nuk...

Italia në panik/ Alarm për bombë pranë stadiumit ku do luhet kundër Zvicrës

Italia ndodhet në panik, pak orë para se përfaqësuesja të luajë ndeshjen e dytë të kampionatit europian përballë Zvicrës. Një alarm për bombë, ka...

SHBA i dhuron Shqipërisë, 1 milion dollarë pajisje mjekësore

Komanda europiane e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i ka dhuruar Shqipërisë 1 milion dollarë pajisje mjekësore kundër koronavirusit për spitalin Nënë Tereza në...

Putin: Biden është burrë shteti, shumë ndryshe nga Trump

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin e ka konsideruar burrë shteti homologun e tij amerikan, Joe Bideen. Në konferencën për mediat pas takimit me këtë të...

Euro prek nivelin më të ulët që nga fillimi i pandemisë

Euro ra të mërkurën në nivelin e 122.85 lekëve, duke prekur nivelin më të ulët që nga fillimi i pandemisë. Sipas kursit zyrtar të këmbimit...