Covid-19 nuk ka kursyer as zyrtarët nga infektimi me virus. Kryetari i Bashkisë së Cërrikut, Andis Salla, përmes një postimi në faqen e tij ne rrjetin social Facebook, ka treguar se ka rezultuar pozitiv ndaj testit të koronavirusit, dhe se për këtë arsye është karantinuar në shtëpinë e tij.
“Të nderuar banorë të Bashkisë Cërrik! Të dashur miq, të gjithë bashkë tashmë jemi duke jetuar ditë të pazakonta sociale e shëndetësore.
Prej disa ditësh tashmë edhe unë ndodhem i vetë-karantinuar si pasojë e prekjes nga COVID-19. Falë Zotit dhe falë kujdesit mjekësor, jam duke e kaluar lehtë këtë sfidë shëndetësore. Duke uruar në mirëkuptimin tuaj, do ju lutesha të respektojmë protokollet e sigurisë”, ka shkruar kryebashkiaku Salla.