Deputeti i Partisë Socialiste, Anastas Angjeli është infektuar me Covid-19.
Mësohet se Angjeli është vetëkarantinuar në banesën e tij.
Deri më tani nuk dihet se si është gjendja e deputetit socialist.
Ditën e djeshme, rezultuan pozitivë Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikes, Belinda Balluku dhe guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko.
Sot u regjistruan 319 raste me koronavirus, ndërsa humbën jetën 3 persona.