Infektohen me koronavirus dy ushtarë nga Forcat e Sigurisë së Kosovës

Koronavirusi ka hyrë edhe në radhët e Forcave të Sigurisë së Kosovës.

Nga rastet e konfirmuara së fundmi, raportohet se janë edhe dy ushtarë.

Lajmin në fjalë e konfirmoi për mediat vendase, Drejtori i Zyrës për Marrëdhënie me Publikun në Ministrinë e Mbrojtjes, Ibrahim Shala, i cili theksoi se rastet e fundit po trajtohen dhe janë në vetëizolim.

Kujtojmë se deri më tani Kosova numëron 1756 të infektuar, prej të cilëve 968 janë shëruar.