Një tërmet i fortë me magnitudë 6.2 i shkallës Rihter, është regjistruar ditën e sotme në ishullin Sulawesi në brigjet e Indonezisë.
Sipas Qendrës Sizmiologjike Evropiane Mesdhetare (EMSC), thellësia e tërmetit ishte 102 km. Ende nuk ka ende njoftim zyrtar nga autoritetet, rreth dëmeve materiale apo njerëzore që mund të ketë shkaktuar tërmeti.
Felt #earthquake (#gempa) M6.2 strikes 200 km SW of #Manado (#Indonesia) 6 min ago. Please report to: https://t.co/i4XjttlGoy pic.twitter.com/986XDQYcgb
— EMSC (@LastQuake) July 9, 2021
Kur bëhet fjalë për Indonezinë, pyetja nuk është nëse do të ndodhë një tërmet, por kur do të ndodhë. Ky shtet ndodhet është në Unazën e Zjarrit, një hark vullkanësh në pellgun e Oqeanit Paqësor.
Zona përfshin 40,000 kilometra (25,000 milje) dhe është vendi ku ndodhin shumica e tërmeteve të botës. Një nga zonat më sizmikisht aktive në planet, shtrihet nga Japonia dhe Indonezia në njërën anë të Paqësorit dhe në të gjithë rrugën për në Kaliforni dhe Amerikën e Jugut nga ana tjetër.