E diel, 17 Janar, 2021
5 C
Tirana

Indonezi: Zhduket avioni me 50 pasagjerë pak minuta pasi u ngrit në lartësi

Një avion pasagjerësh me 50 persona në bord është zhdukur pas ngritjes nga kryeqyteti indonezian, Xhakarta.

Avioni ”Sriwijaya Air Boeing 737”, humbi kontaktin gjatë rrugës për në Pontianak në provincën Kalimantan Perëndimore, thanë zyrtarët.

Uebfaqja për ndjekjen e fluturimit Flightradar24.com, tha se avioni kishte humbur më shumë se 3,000 m në lartësi në më pak se një minutë, shkruan BBC.

Ministria e Transportit e Indonezisë tha se përpjekjet e kërkim-shpëtimit kanë filluar. Avioni nuk është i modelit Boeing 737 Max, i përfshirë në dy incidente në vitet e fundit.

Ndërkohë, kompania e flutirimeve ”Sriwijaya Air”, tha se ishte ende duke mbledhur informacion në lidhje me ngjarjen e rëndë, para se të lëshojë një deklaratë zyrtare.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Si ndihmon Google Earth për të luftuar krimet ekologjike

Lista e krimeve që kryhen në sektorin e mjedisit në Lindjen e Mesme është e gjatë: rafineri të improvizuara nafte që lëshojnë tymra duke...

Rritet numri i të infektuarve në Kosovë, 5 viktima nga Covid-19

Pesë persona kanë vdekur dhe janë regjistruar 353 raste të reja me koronavirus në Kosovë, njoftoi Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK). "Rastet e vdekjes...

Rama merr pjesë në fejesën e vajzës nga Mamurrasi me djalin turk (Video)

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në fejesën e vajzës nga Mamurrasi, Eldës dhe djalit nga Stambolli, Burakut. Ata u takuan gjatë kohës që Buraku...

Ndryshim drastik i ish-lojtarit të Interit, shikoni si është transformuar

Ish-mesfushori i Interit, Fredi Guarin u rikthye në futbollin kolumbian pasi kishte luajtur në liga të ndryshme në Europë përfshirë dhe Italinë, duke kaluar...

A mundet Trumpi ta falë veten?

Teksa po përgatitet që të përfundojë një mandat të trazuar katërvjeçar si president i Shteteve të Bashkuara dhe po përballet me gjykim të mundshëm...