India u izolua totalisht nga 24 marsi, në përpjekje për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.
Ky vend ka raportuar 42.500 raste, dhe rreth 1400 viktima. Pas ditëve të izolimit, qytetarët u janë drejtuar dyqaneve ku shiten pije alkoolike, por aty janë përballur me forcën e policisë.
Qytetarët kanë krijuar radhë të gjata, dhe dalje të situatës jashtë kontrollit. Të ndodhur përballë kësaj situate të paprecedentë, menjëherë ka ndërhyrë policia, e cila përdori shkopinj për të rrahur qytetarët.