India goditet nga një variant i Covid-19, zbulohet dhe në 17 shtete të tjera

Varianti i COVID-19 që besohet qëndron pas një rritje shkatërruese të infeksioneve dhe vdekjeve në Indi është zbuluar në 17 vende të botës, duke përfshirë kombe të shumta evropiane.

Sipas të dhënave të marra nga Euronews nga Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC), varianti B.1.617, i njohur gjithashtu si varianti indian sepse u zbulua për herë të parë në vendin e Azisë Juglindore, tani është gjetur në shtatë vende të Evropës.

Këto janë Belgjika, Gjermania, Irlanda, Holanda, Zvicra, ishulli francez i Karaibeve Guadelupa dhe Mbretëria e Bashkuar.

Mbretëria e Bashkuar kishte zbuluar 132 raste deri më 21 prill, më shumë se çdo vend evropian. Vendet e tjera evropiane deri më tani kanë vërejtur më pak se 10 raste secila.

Në azhurnimin e saj të fundit të përjavshëm të lëshuar të martën, Organizata Botërore e Shëndetësisë shënoi se “të paktën 17 vende” kanë parë infeksione me variantin indian dhe se shumica e mostrave “vijnë nga India, Mbretëria e Bashkuar, Shtetet e Bashkuara dhe Singapori”.