Indi/ Spitali Covid përfshihet nga flakët, humbin jetën 9 pacientë

Të paktën nëntë pacientë me koronavirus humbën jetën ditën e djeshme, pasi zjarri përfshiu një qendër tregtare në Mumbai, e cila ishte kthyer në një spital Covid.

Punëtorët e shpëtimit ishin ende duke punuar për të shuar flakët në një periferi lindore të qytetit, thanë autoritetet, duke shtuar se më shumë se 70 pacientë ishin evakuuar në mjediset e tjera të koronavirusit.

“Të paktën nëntë nga 11 vdiqën nga mbytja dhe duket se dy kishin vdekur nga Covid pak para se të shpërthente zjarri. Ne jemi akoma në pritje të konfirmimit për këta të dy, ” tha i një zyrtar i qeverisë lokale, agjencisë së lajmeve, Reuters.

Shkaku i zjarrit ende nuk dihet, ndërsa po hetohet për zbardhjen e plotë”, tha ndër të tjera zyrtari.

Kryeqyteti financiar i Indisë po lufton në fazën më të keqe të pandemisë  dhe raportoi më shumë se 5,500 raste të njten, numri i saj më i lartë ditor që nga fillimi i shpërthimit.