E mërkurë, 16 Qershor, 2021
24.5 C
Tirana

Indi/ Kryeqyteti Delhi nuk ka më vende për djegien e viktimave nga koronavirusi

Zyrtarët në kryeqytetin e Indisë, Delhi, kërkuan që të gjenden vende të reja për djegien e viktimave, pasi morgjet dhe krematoriumet e qytetit janë të mbingarkuara me viktimat e koronavirusit.

Vala e dytë e koronavirusit është duke shkatërruar pjesë të Indisë. Të premten, autoritetet thanë se kanë diagnostikuar edhe 386,452 raste të reja pozitive. Kjo është shifra më e lartë ditore e regjistruar në ndonjë vend.

Autoritetet raportuan edhe për 3,500 viktima në të gjithë Indinë dhe për afro 400 në Delhi – shifër rekorde për kryeqytetin. Numri i përgjithshëm i të infektuarve në Indi tashmë ka kaluar 18 milionë. Dërgesa e parë me furnizime emergjente mjekësore nga SHBA-ja arriti në Indi të premten.

Por, furnizimet me oksigjen dhe shtretërit spitalorë vazhdojnë të mungojnë. Shumë të afërm të pacientëve me koronavirus luten në mediat sociale për ndihmë.

Një oficer i lartë i policisë në Delhi tha se njerëzit duhet t’i djegin anëtarët e familjes në krematoriume që nuk janë të përcaktuara për viktimat e koronavirusit.

“Kjo është arsyeja përse duhet të ndërtojmë më shumë krematoriume”, i tha oficeri kanalit të lajmeve NDTV.

Qeveria qendrore e Indisë po përballet me kritika në rritje për shkak të trajtimit të pandemisë dhe vendimit për të lejuar tubime të mëdha zgjedhore dhe festivale fetare, në javët e fundit.

Deri më tani, më pak se 10% e njerëzve në Indi kanë marrë një vaksinë kundër koronavirusit.

Të shtunën, të gjithë të rriturit mbi moshën 18 vjeç do të bëhen të ligjshëm për vaksinim, por ka shqetësime për disponueshmërinë e dozave.

India është prodhuesi më i madh në botë i vaksinave, por nuk ka doza të mjaftueshme për rreth 800 milionë njerëz që do të kualifikohen për vaksinim./REL/

Lexo edhe :   Pandemia/ Manastirliu tregon qarkun e parë në vend pa asnjë rast aktiv me Co*id
- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

BE heq kufizimet për Shqipërinë, Rama: Ia dolëm, nuk ndalemi më!

Kryeministri Rama ka reaguar në llogarinë e tij në Facebook menjëherë pas lajmit se Bashkimi Europian ka hequr kufizimet e udhëtimit për udhëtarët nga...

Kore e Veriut/ Kim Jong dukshëm më i dobët, rindizen hipotezat për sëmundje

Associated Press Shëndeti i udhëheqësit të Koresë së Veriut Kim Jong Un ka qenë prej kohësh një burim i shpresës në Korenë e Jugut, e...

Dritë jeshile për shqiptarët/ BE heq kufizimet, çfarë duhet të dini

Rënia e shifrave të infektimit si rezultat i vaksinimit, i ka dhënë dritën jeshile shqiptarëve që të udhëtojnë në vendet e BE-së. Vendimi është...

Euro 2020/ Turqi-Uells 18:00, Turqia pret reagim, ndeshja e fundit mes tyre 6-4

18:00: Turqi - Uells (Grupi A, Baku) Turqia u shkërmoq nga Italia në Romë të premten, për një pjesë të madhe të ndeshjes e mbyllur...

Ishte krahu i djathtë i Arta Markut/KPK shkarkon prokuroren e njohur të Tiranës

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të mërkurën vendimin e shkarkimit nga detyra për prokuroren e Tiranës, Alketa Zifla. Gjatë seancës dëgjimore të zhvilluar...