E diel, 17 Janar, 2021
-1 C
Tirana

Incidenti te “Petro Nini”/Shkarkohet drejtori i Policisë së Tiranës, ja kush e zëvendëson

Kastriot Skënderaj është liruar sot nga detyra e drejtorit të Policisë së Tiranës. Vendimi është marrë nga Ardi Veliu, drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, dhe është bërë publik nga Sandër Lleshaj, ministër i Brendshëm. Shkak për këtë vendim është bërë ndërhyrja e ashpër e policisë ndaj disa familjeve, që u rrezikohet tu prishet banesa në Tiranë.

“Vendimi i kreut të Policisë së Shtetit për lirimin nga detyra të drejtuesit të Policisë së Tiranës, është reagimi i duhur. Nuk mjafton që Policia të jetë ligjërisht në rregull. Prej saj kërkohet më shumë.

Ajo duhet të jetë dhe me mendje e zemër në lartësinë që e kërkon ndjeshmëria dhe interesi i publikut. Jo si sot, tek rruga e shkollës “Petro Nini”!”, ka shkruar Sandër Lleshaj në twitter.

Deri në emërimin e drejtorit të ri të Policisë të Tiranës, detyrën do e mbajë Dhimitraq Ziu, zëvendësdrejtor.

Disa përmbarues, të mbështetur nga forca të shumta policore, tentuan të nxjerrin me dhunë disa familjarë nga banesat e tyre pranë shkollës “Petro Nini Luarasi”.

Pamjet ishin vërtet të rënda, sidomos dy prej tyre, ajo e dhunës ndaj një fëmije e ndaj një gruaje shtatzënë.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Bayern-in e nderon senatori Muller, por sa vuajtje me Freiburg

Fitore me vuajtje. Bayern Munich mposht Freiburg 2-1 dhe në fund duhet të falënderojë fatin pasi miqtë goditën tranversën që mund të sillte golin...

Koronavirusi i ri në Kosovë? Dërgohen 30 mostra për verifikim në Berlin

Kosova ka dërguar 30 mostra në Berlin për të parë nëse koronavirusi i ri ka mbërritur edhe në vendin e tyre. S30 mostra të zgjedhura...

Vaksinimi kundër koronavirusit, Italia vendos rregulla të reja

Italia vendos rregulla të reja për procesin e vaksinimit kundër koronavirusit. Personat mbi moshën 80 vjeç do të rezervojnë një vend me mjekët e...

Karakaçanov: Maqedonia e Veriut, pjesa më tragjike e historisë bullgare

Zëvendëskryeministri i Bullgarisë, Krasimir Karakaçanov ka përjashtuar çdo mundësi që Sofja të heqë dorë nga kërkesat e saj në raport me Maqedoninë e Veriut,...

Foto/ Kërkesa e Rugovës për të hyrë në Shqipëri gjatë kohës së Enver Hoxhës

Ish-presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova kishte bërë kërkesë në prill të vitit 1980 për të hyrë në Shqipëri, ku kishte treguar se qëllimi i...