E diel, 13 Qershor, 2021
23 C
Tirana

Nikoll Lesi i shkruan Lleshajt: Nëse beson në Zot, ndalo urgjent…

Gazetari Nikoll Lesi i ka shkruar një letër publike ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj. Duke iu referuar incidentit që gazetari Lesi pati me policinë gjatë protestës, ai shkruan se priste që ministri ta telefononte.

Jo vetëm kaq, por gazetari i bën thirrje Lleshajt që të ndalojë dhunën e hedhjen e gazit ndaj protestuesve, pasi do mbetet vetëm dhe do të braktiset edhe nga kryeministri dhe servilët.

Shkrimi i plotë nga Nikoll Lesi:

Sandër Lleshi është një ish-gjeneral ushtarak, mirditor nga origjina. Ata që e njohin, flasin për një njeri korrekt, i pakorruptuar dhe besimtar në Kishë.

Por duke parë këto javë, kur nën drejtimin e tij hidhet gaz lotsjellës, helmues, mbi njerëzit që protestojnë, ku ka ka gra, fëmijë, madje edhe gra shtatzëna, të ndryshohet përceptimi për të, siç mundohen ta përshkruajnë disa kolegë gazetarë katolikë, si Agron Gjekmarkaj etj.

Sandri mund të jetë skrupuloz si një ish-ushtarak që është edukuar ndër dekada në “luftë me armikun”, por ai duhet të kuptojë se protesta mbetet një e drejtë njerëzore e gjithsecilit, madje ndonjëherë edhe duke e kaluar cakun e ligjit, kur shpirti të vjen në majë të hundës nga varfëria apo nga padrejtësitë e pushtetit të radhës.

Ende kam disi bindjen, personale, se Sandër Lleshi duhet të jetë akoma ai që më ka përshkruar me nota idilike, Agron Gjekmarkaj, kur nuk po e mbështesja në fillim në kohën e dekretit të presidentit Meta. Asokohe u ndjeva keq prej përshkrimit të gazetarit të njohur, Gjekmarkaj dhe ndryshova qëndrim.

Por kur shoh gazin helmues që hidhet nga policia e garda, dhe gaz helmues, pasi kam plot oficerë miq ndër radhët e policisë, të cilët me thonë nën zë se “është jashtë normales nga ai që përdoret jashtë shtetit, është gaz shumë i rrezikshëm”. Fill pas kësaj, që ma pohojnë oficerë të lartë, fillon e më ndryshon mendimi që ma nguliti Agron Gjekmarkaj për Sandër Lleshin.

Nëse beson në Zot, ky njeri me emrin Sandër Lleshi, duhet të ndalojë urgjent përdorimin e gazit helmues, duhet të ndëshkojë ata që e kanë përzier me lendë kimike helmuese jashtë çdo norme botërore si dhe t’i thotë kryeministrit: Ndal, Beg se ka hendek! T’i thotë t’i thërrasim arsyes pasi nuk mbahet pushteti me dhunë e gaz!

Edhe një gjë, Sandër!

Për hir të detyrës tënde si ministër, për hir të Besimit në Zot (nëse e ke akoma), në emër të çlirimit të ndërgjegjes, por mundet edhe si katolik (po ka mbetur ndonjë gjë te ti si katolik) duhej të më telefonoje pas incidentit të dhunshëm të policisë me mua ditën e shtunë, ku tashmë dihet se nuk kisha asnjë faj. Thjesht me njohën si Nikoll Lesi, si njeri antiregjim. Unë nuk kam thënë dhe as nuk e them, me bindje, se policët kishin urdhër nga Ju apo zoti kryeministër, por është fryma nga lart që zbret te militantët, ndër radhët e policisë, e që bën të keqen e madhe të konfliktit të pushtetit me median e lirë.

Fryma antimedia, e kryeministrit, mbetet më e rrezikshme se sa po të ishte dhënë urdhri direkt se “goditeni Nikoll Lesin!”.

E fundit, Sandër Lleshi!

Jeta vazhdon me ty apo pa ty, ministër. Me mua apo pa mua në këtë jetë. Por duhet të mos harrosh se kryeministri të përdor dhe të hedh. Kur të mblidhet laku, që do të mblidhet, atëherë ai do të drejtojë gishtin: Sandër Lleshi ishte ministër, ai e bëri, ai të arrestohet!

Ndaj ato flokë të bardha, mos i lër të t’i nxijnë!

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Gurët e tëmthit, shkaktarët dhe të rrezikuarit

Gurët e tëmthit formohen kur lëngu i grumbulluar në fshikëzën e tëmthit mpikset ose ngurtësohet në copa të vogla materiali të ngjashme me gurët....

Takimi Rama-Blinken, ja marrëveshja e nënshkruar. Fjala e Blinkenit dhe Ramës

Kryeministri Edi Rama dhe Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken kanë zhvilluar një takim në Bruksel ditën e sotme. Fryt i këtij takimi ishte marrëveshja...

Itali/ Ngjarje tragjike në Romë, 4 viktima mes tyre autori dhe 2 të mitur

Një burrë i moshuar, 84-vjeçari Salvatore Ranieri, dhe dy vëllezër të moshës 5 dhe 10 vjeç, David dhe Daniel Fusinato, u vranë në Konsorciumin...

Euro 2020/ Anglia dhe Austria e nisin me fitore, 21:00 rradha e “tulipanëve”

Kanë përfunduar dy ndeshjet e para të ditës në Euro 2020. Anglia mundi Kroacinë me rezultatin 1-0 me gol të Sterling në pjesën e...

Ikja e Gramoz Ruçit nga politika dhe raporti mes moshës e pushtetit

Nga Alfred Peza Në sport sado i zoti që të jesh, mosha të limiton duke të detyruar që të “varësh këpucët në gozhdë”, atëherë kur...