E enjte, 20 Janar, 2022
10.5 C
Tirana

Inceneratori i Fierit, Kryemadhi: Helm i Ramës, që të shpopullojë Shqipërinë

Nga inceneratori i Fierit, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi tha se në këtë zonë (Mbrostar) ndodhet një nga tokat më të pasura bujqësore, e cila është një hambar për bujqësinë shqiptare dhe vjen vetëm për të krijuar një projekt grabitës nga kryeministri Edi Rama.

Sipas saj, Rama kërkon që të helmojë zonën e Mbrostarit, pasi ky është qëllimi i tij, shpopullimi i Shqipërisë.

Kryemadhi u shpreh se ky incenerator nuk është gjë tjetër por do të jetë gropa e cila mbyti qeverinë.

Për Kryemadhin, këtë vend të bekuar nga Zoti, me pozicionet gjeografike nuk mund ta dënojë Rama dhe kriminelët e tij.

Deklarata e Monika Kryemadhit nga inceneratori Fierit

Në fakt pas një takimi që pata në fshatin Verri me protestat  e shumta që ka patur për të mos lejuar ndërtimin e inceneratorit në zonën që shikojmë këtu mbrapa, i cili është në mes të një parajse bujqësore, një nga tokat më të pasura bujqësore, e cila është një hambar për bujqësinë shqiptare dhe vjen vetëm për të krijuar një projekt grabitës nga Edi Rama & Company, në mënyrë të tillë për të vjedhur jo vetëm një dorë parash ndërmjet incerenatorëve, por të krijuar fatkeqësinë më të madhe në këtë zonë që është shpopullimi.

Komuna e Mbrostarit është një nga komunat më të mëdhaja e cila ka impakt të drejtpërdrejtë me bujqësinë, të gjitha këto toka kanë qenë të mbjellura, të gjitha këto toka kanë patur prodhime bujqësore pafundësisht dhe faktikisht me ndërtimin e këtij inceneratori këtu mbrapa është vetëm një vepër korruptive e cila është e spostuar nga të gjitha pikat dhe koordinatat e saj dhe nuk ka sjellë gjë tjetër veçse do të sjelli largimin, siç ishim edhe sot diskutuam bashkë edhe me Kejdin me shumë gra të cilat ishin të shqetësuar për shkak se fëmijët e tyre janë larguar nga Shqipëria, janë larguar nga fshati dhe nuk duan të kthehen më.

Ata kanë qenë fermerë shumë të zotë të cilët prodhonin në tokat e tyre, sillnin produkte shumë të mira por që me ndërtimin e inceneratorëve shpresat e tyre u prenë. Në fakt sot edhe në takimin që patëm më njerëzit, ajo të cilën ne kërkonim, çfarë kërkonim, kërkonim që të vazhdojmë qëndresën pafundësisht në mënyrë të tillë që të realizojmë atë që është e domosdoshme, rikthimi i të rinjve dhe të rejave në Shqipëri. Kjo zonë e mrekullueshme nuk është gjë tjetër veç se një zonë e cila prodhon prodhime shumë të mira për bujqësinë por helmimi që kërkon ti bëjë Edi Rama nuk do të sillte gjë tjetër, atë për të cilën ka pas edhe qëllim kryesor, shpopullimin e Shqipërisë.

Ky incenerator nuk është gjë tjetër por do të jetë gropa e cila mbyti qeverinë e Edi Ramës, mbyti të gjithë interesaxhinjtë rreth Edi Ramës dhe jo vetëm që do të jetë pika e shkëputjes përfundimtare të së keqes nga ky vend, por do të jetë dhe ai moment, që faktikisht do t’i japë verdiktin përfundimtar dhe dënimin përfundimtar më 25 prill Edi Ramës dhe rilindjes dhe të gjithë njerëzve, të cilët pasurohen jo vetëm duke grabitur paratë e shtetit, por pasurohen duke vrarë shpresën dhe duke shpopulluar Shqipërinë.

Prandaj dhe sot do të doja që këtë prononcim mediatik me të gjithë qytetarët shqiptarë ta bëja nga komune e Mbrostarit, nga fshati Vërri për t’u angazhuar dhe për të çuar në fund jo vetëm protestën e grave, por mbi të gjitha për t’u angazhuar për t’u kthyer fëmijët, djem dhe vajza, të cilët kanë emigruar dhe janë larguar, punojnë në tokat dhe në serat e vendeve të tjera europiane.

Të kthejmë tokat dhe serat në Shqipëri që të jenë të njëjtat produkte si në Europë, më të mira së në Europë, më organike se në Europë, por që t’u garantojmë pagesën si në Europë, ndoshta pse jo dhe më t mirë.

Këtë vend të bekuar nga Zoti, me pozicionet gjeografike nuk mund ta dënojë Edi Rama dhe kriminelët e tij.

Faleminderit!

LIVE – Nga inceneratori ne Vërri, Fier

LIVE – Nga inceneratori ne Vërrij, Fier

Publiée par Monika Kryemadhi sur Samedi 17 octobre 2020

 

 

 

 

 

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Basha pritet me protesta në Laç, ndërhyn menjëherë policia

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, është pritur me protesta në qytetin e Laçit. Simpatizantë të Partisë Demokratike që nuk janë dakord me të, kanë...

Meta ia merr këngës me Bujar Qamilin në Shkodër (VIDEO)

Për pak çaste, kreu i shtetit ka harruar zhvillimet politike, duke iu dedikuar pak vetes. Presidenti Meta ia ka marrë këngës me këngëtarin e...

Përplasja te “5 Maji”, Rama: E mira e përbashkët nuk merret peng nga askush

Dje nisi aksioni për shembjen e banesave në lagjen “5 maji” në Tiranë. Forcat policore rrethuan zonën, pasi një pjesë e banorëve kundërshtuan shembjen...

Donaldi shpallet banori më i padëshiruar në “Big Brother” (VIDEO)

Dje në "Big Brother Vip", banorët zhvilluan një spektakël, ku secili rrëmbeu nga një çmim. Pas spektaklit, Egzona si moderatore i ndau çmimet, ku...

Shpërthimi në Tonga, 500 herë më i fuqishëm se bomba atomike e Hiroshimës

Kombi i vogël ishullor i Tongës humbi një nga ishujt e tij më të vegjël, pasi një shpërthim gjigant vullkanik copëtoi tokën në copa...