E diel, 20 Qershor, 2021
18.5 C
Tirana

“In Memoriam”/ Personalitetet e artit që humbën betejën me COVID-19

Arti humbi shumë emra nga koronavirusi. Pandemia i mori jetën pabesisht disa prej artistëve më të mëdhenj në fushën e muzikës e artit. “Tirana Today” kujton me nostalgji disa emra me mjaft peshë, të cilët janë të pazëvendësueshëm.

KOÇO DEVOLE 

Aktori i mirënjohur i humorit Koço Devole, u nda nga jeta në moshën 75-vjeçare. Aktori i shumë roleve në telekomedi të ndryshme, ndërroi jetë si pasojë e komplikacioneve nga virusi Covid-19, ku prej disa ditësh ishte shtruar në spital i intubuar në gjendje të rëndë shëndetësore. Koço Devole pati fillimisht një përmirësim të ndjeshëm dhe doli nga spitali, por u rikthye aty pas një përkeqësimi të menjëhershëm. Koço Devole është nderuar me titullin “Mjeshtër i Madh” nga Presidenti i Republikës. Aktori i ndjerë ka qenë autor dhe regjisor i shumë spektakleve skenike me trupën e Estradës së Tiranës, Fierit, Beratit. Në vitin 2013, interpretoi në serialin komik “O Sa Mirë ” në rolin e profesorit të historisë Akil Boga. Vitet e fundit Devole ka punuar në emisionin investigativ “Fiks Fare” ku ka spikatur me rubrikat e shumta. Devole ka qenë i martuar dhe baba i dy djemve.

Koço Devole: Çfarë i thashë Presidentit kur më dha titullin “Mjeshtër i Madh”

Në muajin mars të vitit 2019, kur ka qenë i ftuar në “Xing me Ermalin” në Tv Klan,  ai është shprehur se ditën që mori titullin “Mjeshtër i Madh” i ka thënë Presidentit se do vijë një ditë që nuk do të gjenden më “mjeshtër të vegjël”.

Ermal Mamaqi: Ti ke marrë edhe një titull nga Presidenti?

Koço Devole: E kam marrë. S’ngeli njeri dhe në fund ma dhanë edhe mua. Kur mora medaljen i thashë Presidentit: Ke dhënë kaq shumë tituj të mjeshtrave të madhej dhe janë bërë kaq shumë saqë do vijë një ditë që do të na marrë malli të gjejmë “mjeshtër të vegjël”.

VALTER GJONI 

Ka qenë kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili ka përcjellë lajmin e hidhur se Valter Gjoni është ndarë nga jeta. Veliaj shprehej se Gjoni i shërbeu kryeqytetit për 4 dekada, ndërsa ka lënë një boshllëk të pangushëllueshëm për familjen dhe mijëra kolegë e miq që e njohën dhe e deshën si kujtesa historike e Tiranës. “Valteri ynë gojëmjaltë e zemërbardhë nuk e mundi dot këtë flamë të pabesë”, shkruante Veliaj.

Karriera

Ka në biografinë e tij artistike 60 role në teatër dhe estradë, 8 role në kinematografi, ka realizuar 5 filma dokumentar etj. Pas një përvoje pune intensive në institucionet e artit dhe medias të Tiranës, në vitin 1991 e në vijim, Gjoni emërohet pranë Bashkisë së Tiranës, ku përmbush një sërë detyrash, si drejtues i sektorëve që lidhen me artin, kulturën, ceremonialin e qytetit dhe marrëdhëniet ndërkombëtare. Duke gërshetuar përvojën e tij administrative, gazetareske dhe artistike jashtë funksioneve të tij zyrtare, autori ka realizuar rreth 20 ekspozita dhe 8 botime tematike për vlerat historike, kulturore dhe njerëzore, kryesisht për Tiranën.

Valter Gjoni mban disa tituj nderi të vendit dhe ndërkombëtare, ku titulli më i lartë është “Kalorës i Urdhrit të Meritës së Republikës Franceze” dhe Urdhrin “Naim Frashëri” i Republikës së Shqipërisë dhe “Mirënjohja e Qytetit të Tiranës”.

Lexo edhe :   Merkel e Macron bëjnë thirrje për vigjilencë ndaj varianteve të koronavirusit

ANDREA CANAJ 

Në vitin 2020, COVID-19 i mori jetën kornistit Andrea Canaj. Canaj vdiq në moshën 59-vjeçare. Kornisti Canaj e nisi karrierën e tij artistike në vitin 1988 si kornist pranë Orkestrës së Teatrit të Operas dhe Baletit, dhe nga viti 1990 deri në vitin 2000 ka qenë kornist i parë i Orkestrës.

Më pas, ka punuar si kornist i parë dhe në Orkestrën Simfonike RTSH dhe njëkohësisht ka qenë pedagog pranë Universitetit të Arteve. “Shquhet për optimizmin e tij dhe kujtohet me dashuri nga miqtë e tij muzikantë të cilëve u është gjendur gjithmonë pranë. Do të mbetet artisti i palodhur me punën e tij me studentët dhe pjesëmarrjen në aktivitetet artistike”, thuhej në njoftimin e TKOBAP-së.

Lexo edhe :   Çfarë ka ndodhur në botë në 24 orët e fundit

KUJTIM PRODANI 

Këngëtari dhe kantautori i njohur Kujtim Prodani humbi betejën nga COVID-19.  Para se të ndërronte jetë, ai kishte publikuar në rrjetet sociale një foto nga spitali me një maskë oksigjeni në fytyrë,  duke njoftuar se ishte infektuar nga COVID-i.

“Sa miq e sa të afërm na more, o flamë e keqe! (Klinika Shefqet Ndroqi)”, shkruante kantautori i ndjerë në postimin e tij.

 

NAUM TEROVA 

Virusi i rrezikshëm i ka marrë jetën artistit të njohur korçar, Naum Terova. Aktori dhe regjisori i njohur korçar ndërroi jetë në moshën 73-vjeçare, ndërsa ka qënë i shtruar në pavionin e pneumologjisë të Spitalit Rajonal Korçë.

Terova nuk ka mundur të mposhtë këtë virus, duke lënë një boshllëk te madh për qytetin, pasi ishte një nga personalitetet e shquara dhe të njohura në qytet e më gjerë.

 

 

LURAN AHMETI

Aktori shqiptar nga Shkupi, Luran Ahmeti ndërroi jetë në moshën 46-vjeçare për shkak të COVID- 19, i shtruar në Klinikën Infektive në Shkup. Aktori i Teatrit Shqiptar të Shkupit ishte i njohur për shumë role, jo vetëm në ekranet shqiptare por edhe në role në filmin “Taken”, përkrah Leeam Neeson apo serialeve turke.

Ahmeti ka interpretuar në disa prej serive të serialit “O sa mirë”, në Kosovë. Skenës artistike teatrale e kinematografike do t’i mungojë talenti dhe profesionalizmi i Luranit, i cili në skenat e huaja nuk përfaqësoi vetëm veten e tij, por dhe vlerat e artit shqiptar.

GULJELM RADOJA

Artisti i merituar Guljelm Radoja ndërroi jetë në spitalin “Shefqet Ndroqi” ku ndodhej në gjendje të rëndë, i infektuar me COVID-19. Lajmin e konfirmoi djali i tij Red Radoja, i cili në një postim në rrjetet sociale shkruajti: “Pushofsh në paqe bab! Do ndrijnë akoma sytë e tu mbi ballin e vajzës, djalit, mbesave dhe nipit të vogël…”.

Aktori prej më shumë se një muaji fillimisht ndodhej i shtruaj në reanimacionin e spitalit të Durrësit, por sëmundja i shkaktoi pasoja të rënda dhe u transportua drejt Tiranës, ku dhe u intubua.

 

Për gjendjen e tij të rëndë shëndetësore, pati reagime nga emra të njohur, si Bashkim Zahaj, Mevlan Shanaj e Monika Lubonja, ku i drejtuan apel shtetit për ndihmë, që aktori të kurohej jashtë vendit. Për meritat e tij artistike, Guljelm Radoja është nderuar me titullin “Artist i Merituar“. /TIRANA TODAY

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

OBSH e shpall të përfunduar shpërthimin e Ebolës në Afrikën Perëndimore

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) tha se shpërthimi i virusit të Ebolës, që nisi në shkurt në Guinea, ka përfunduar. Ky virus vdekjeprurës, që përcillet...

Levandovski mban gjallë shpresat e Polonisë, Spanja komplikon kualifikimin

Përfundon ndeshja e grupit C, ku Spanja ka komplikuar kualifikimin, pasi Polonia i ka surprizuar, duke i rrëmbyer një pikë. Sfida u mbyll në...

Gjermani, gjenden dy piktura të shekullit XVII në një kosh plehrash

Policia gjermane po kërkon për informacion për dy piktura origjinale nga artistë evropianë të shekullit të 17, të cilat përfunduan në një kosh plehrash...

Kapacitetet e Kosovës për vaksinim në masë të popullsisë kundër COVID-19

Në Kosovë gjatë kësaj jave filloj vaksinimi në masë i qytetarëve kundër COVID-19, me synimin që të vaksinohen deri 320 qytetarë në muaj. Zyrtarë...

Mbi 1 milion vaksina/ Mbërrijnë në Rinas edhe 50 mijë doza të Coronavac

Mbrëmjen e sotme, kanë mbërritur në aeroportin ''Nënë Tereza'', 50 mijë doza të vaksinës kineze Coronavac. Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Edi...