E shtunë, 23 Janar, 2021
10 C
Tirana

Imazhet e rralla të legjendës së sportit shqiptar (FOTO)

Publikohen fotot e rralla të mjeshtrit të Merituar të Sportit, Ajet Toska, i konsideruar si legjenda e atletikës shqiptare në garën e hedhjes se çekiçit, i cili për 12 vjet me radhë, ishte kampion apsolut i Shqipërisë. Dhe kampion i Ballkanit në moshën 19 vjeçare si dhe fitues i 14 medaljeve (ari, argjend dhe bronx) në aktivitetet ndërkombëtare, ku me rezultatin 75 m e 92 cm të arritur në vitin 1986 në Tiranë zuri vendin e dhjetë në botë, duke u radhitur pas mjeshtrave të mëdhenj nga ish-Bashkimi Sovjetik, si Igor Nikulin dhe Juri Sedik.

Apo bullgarët Tanev e Apostolov të diplomuar në Akademinë e Sporteve të Japcigut, që konsideroheshin si yje të atletikës botërore në hedhjen e çekiçit. Imazhet e panjohura në djaloshit me origjinë nga fshatrat e Mallakastrës që kaloi fëmijërinë e tij në qytezën e Fushë-Krujës në një familje të varfër pasi ishin tetë fëmijë dhe dy prindër punëtorë.

I cili në vitin 1974 erdhi në Tiranë me një valixhe druri për të konkuruar tek Shkolla e Mjeshtërisë Sportive për volejboll. Ku teksa priste i shtrirë në bar në fushën afër shkollës për të dhënë normat, provoi të hidhte gjylen që e flaku në distancën e 9 metrave. Gje e cila tërhoqi vemendjen e trajnerit Fatmir Dibra, që nuk e la të konkuronte për volejboll duke i thënë që të ikte në shtëpi dhe në datën 1 shtator, të paraqitej në shkollë për të filluar mësimet.

Fotot e rralla të Ajet Toskës, emrin e të cilit prej vitesh e mban shkolla 8 vjeçare e fshatit Sukë ku ai është shpallur edhe “Qytetar Nderi”, duke filluar nga fusha e zezë e shkollës “Adem Gjeli” në Fushë-Krujë me klasat sportive, në ambientet e pedanat e stërvitjes dhe kampionat kombëtare me trajnerin e tij Mirush Deliallisi. Kolegët sportistë, shokët dhe shoqet e klasës në Mjeshtërinë Sportive. Garat dhe aktivitetet ndërkombëtare në stadiumet olimpike të shteteve të ndryshme të Europës dhe Azisë e deri tek Spartakiadat Kombëtare në tribunën qëndrore të stadiumit kombëtar “Qemal Stafa”, duke i lidhur shallin e spartakiadës Enver Hoxhës. Si dhe duke parakaluar me flamur në dorë në krye të kuadratave në paradën e 1 Majit, para tribunës së udhëheqjes në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”/ Memorie.al

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

E trishtë/ Ndërron jetë në moshën 35-vjeçare ish-sulmuesi

Ish-sulmuesi xhamajkan, Luton Shelton ka ndërruar jetë në moshën 35-vjeçare, për shkak të një sëmundje. Shelton ishte diagnostikuar në vitin 2018 me sëmundjen “ALS”, e...

Berlini përgatitet për konsultime me administratën Biden

Lehtësimi i jashtëzakonshëm u shpreh në Gjermani që kur Joe Bideni i fitoi zgjedhjet presidenciale. Kurse të mërkurën (20.01.), kancelarja Angela Merkel i shkroi...

Samsung u ngrit si një dyqan që shiste perime, dhe kuriozitete që nuk i dinit

Sistemi ligjor i Japonisë ka një normë dënimi prej 99 për qind. Peshkimi mbetet profesioni i dytë më i rrezikshëm i Shteteve të Bashkuara, pas...

Analisti: Basha do ketë Tiranën, ja kush do jetë drejtuesi i PD në Gjirokastër

Partia Demokratike ka emëruar drejtuesit politik në pjesën më të madhe të qarqeve, ndërkohë që janë ende për t’u zbuluar se cilët do të...

A do jetë sërish kandidat për deputet? Ja si përgjigjet Ervin Salianji

Ervin Salianji është shprehur se ekziston mundësia që ai të jetë kandidat për deputet në listën e Partisë Demokratike. I ftuar në “Zonë e lirë”,...