E shtunë, 23 Janar, 2021
10 C
Tirana

Iljaz Bazna, kush ishte spiuni shqiptar i Adolf Hitlerit

I njohur me pseudonimin e tij “Ciceroni”, shqiptari Iljaz Bazna, ishte një ndër spiunët më të famshëm gjatë Luftës së Dytë Botërore. I lindur në Prishtinë, Bazna u zhvendos shpejt me familjen në Stamboll.

Pasi u përjashtua nga Akademia Ushtarake, nisi të merrej me vjedhje në Stambollin e pushtuar nga aleatët, duke bërë edhe disa vite burg. Më vonë u punësua në një fabrikë ku prodhoheshin çelësa për kasafortat.

Arriti të punësohej nga ambasadori britanik në Ankara, duke pasur qasje tek dokumentet e tij sekrete. Ai i kopjoi ato, dhe ua shiti gjermanëve për 20 mijë paund. Bazna i furnizoi gjermanët me shumë materiale të tjera sekrete, përfshirë planet e Konferencave të Kazablankës dhe Teheranit midis Ruzveltit, Çërçillit dhe Stalinit.

Nga “Ciceroni”, nazistët kuptuan për herë të parë planet e aleatëve për çlirimin e Evropës. U zbulua dhe u arrestua në pranverën e vitit 1944 në Ankara. Por arriti të arratisej në Amerikën e Jugut. Aty nisi të kishte një jetë komode me paratë e fituara nga spiunazhi, deri kur autoritetet vendase zbuluan se shumica e stërlinave britanike ishin false. Bazna u arrestua dhe burgos. Kur u lirua u rikthye në Evropë. Vdiq në mjerim në Turqi në vitin 1971.

                                             TIRANA TODAY

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

E trishtë/ Ndërron jetë në moshën 35-vjeçare ish-sulmuesi

Ish-sulmuesi xhamajkan, Luton Shelton ka ndërruar jetë në moshën 35-vjeçare, për shkak të një sëmundje. Shelton ishte diagnostikuar në vitin 2018 me sëmundjen “ALS”, e...

Berlini përgatitet për konsultime me administratën Biden

Lehtësimi i jashtëzakonshëm u shpreh në Gjermani që kur Joe Bideni i fitoi zgjedhjet presidenciale. Kurse të mërkurën (20.01.), kancelarja Angela Merkel i shkroi...

Samsung u ngrit si një dyqan që shiste perime, dhe kuriozitete që nuk i dinit

Sistemi ligjor i Japonisë ka një normë dënimi prej 99 për qind. Peshkimi mbetet profesioni i dytë më i rrezikshëm i Shteteve të Bashkuara, pas...

Analisti: Basha do ketë Tiranën, ja kush do jetë drejtuesi i PD në Gjirokastër

Partia Demokratike ka emëruar drejtuesit politik në pjesën më të madhe të qarqeve, ndërkohë që janë ende për t’u zbuluar se cilët do të...

A do jetë sërish kandidat për deputet? Ja si përgjigjet Ervin Salianji

Ervin Salianji është shprehur se ekziston mundësia që ai të jetë kandidat për deputet në listën e Partisë Demokratike. I ftuar në “Zonë e lirë”,...