Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ilir Rusmali kërkon që Berisha të flasë hapur mbi gjendjen në PD dhe se çfarë valleje po hedh Lulzim Basha. Për sa i takon daljes më të fundit publike të ish- kryeministrit Sali Berisha dhe për të ardhmen e Partisë Demokratike, Rusmali thekson se “Nuk ka krisje mes Bashës dhe Berishës.”
“Pertej kritikes se shfaqur nga ish- kryetari i Partise, e cila nuk perben surprize (Berisha eshte i fundit jo i pari), Berisha u rreshtua shume fort me dhe pas Bashes dhe në nderhyrjen e tij ju tha dhe kundershtareve te zotit Basha, qe ju nuk do jeni me ne PD nese do vazhdoni te mbani kete qendrim. Ne vleresimin e gjendjes nga interesi i partisë, jo nga ai i kryetarit, zhvillimet nuk premtojnë per mire. PD ka nevoje per ndryshim rrënjesor dhe kjo nuk behet duke mbytyr kritiken dhe duke largua kritikuesit. E ardhmja e te larguarve eshte e hapur. E rendesishme ne dikutimin opozitar eshte shendoshja e PD dhe kto sinjale nuk po vijne. Qendrimi i Berishes nuk ndihmon. Berisha duhet t’u kishte shpjeguar me qartesi demokrateve se cila eshte vallja qe po hedh tani kryetari i Partise Demokratike. Nese kjo eshte vallja e shpreses apo vallja e vdekjes. Sa kohe demokratet nuk jane te qarte, situata do vazhdoje te precipitoje. Duhet konsideruar edhe nje fakt tjeter. Situata qe po kalon PD i ka krijuar disbalancim te gjithe politikes.Nga nje ane kemi performance solide te maxhorances dhe nga ana tjeter kemi nje performance shume diletanteske te opozites, dhe kjo reflektohet te deshperimi qe po krijon tek mbeshtetesit”, u shpreh Rusmali në një intervistë për TVSH-në.