Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Ilir Metës i ka mbetur vetëm Elseid Hysaj

7 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant

Nga: Skënder Minxhozi

Presidenti i Republikës e priti raportin final të Komisionit të Venecias rreth rolit të tij gjatë verës së shkuar, duke hedhur batuta e duke shpërfillur konkluzionet, për të cilat dikur kishte thënë se do të ishin të vetmet që do të pranonte! Ai tha madje se raporti i Komisionit të Venecias kishte për të më pak rëndësi sesa dëmtimi i mbrojtësit të Kombëtares Elseid Hysaj. Një mënyrë banale për të pritur një përgjigje aspak banale.

Mesa duket sarkazma e Ilir Metës bazohej mbi sigurinë e tij se termat e raportit, të bëra publike paraprakisht në mediat shqiptare, rreth tejkalimit të Kushtetutës nga kreu i shtetit shqiptar dhe në lidhje me vlefshmërinë e zgjedhjeve të 30 qershorit, nuk do të lëviznin nga vendi as në 11 tetor.

Kjo pritshmëri u vërtetua. Sipas juristëve të Komisionit të Venecias presidenti shqiptar e ka çuar në një rrugë kryekëput subjektive dhe jokushtetuese, procedurën e shpalljes së zgjedhjeve lokale të 30 qershorit. Sipas tyre, ai ka anashkaluar në mënyrë arbitrare konsultimet dhe konsensusin me palët politike, duke prodhuar një realitet të paqenë: atë të anulimit të zgjedhjeve dhe shpalljes së zgjedhjeve të reja, sipas interesave të tij politike, e jo sipas Kushtetutës.

Me firmën e Komisionit të Venecias, sot dimë zyrtarisht se ka rënë jo vetëm teorema politike verore e Ilir Metës, por bashkë me të, edhe saga e gjatë e braktisjes së sistemit nga ana e opozitës. Një verdikt më të qartë dhe të prerë vështirë se gjen.

E kjo qartësi nuk zhbëhet aspak nga fakti se ekspertët e Venecias nuk shohin truall solid për një procedurë shkarkimi për presidentin shqiptar. Tashmë posti i zotit Meta, pa betejën politike të zotit Meta, ka pak rëndësi.

Ajo që në fakt ka rëndësi në këtë histori përbaltjeje të një organizmi të nderuar juridik, është tentativa e Presidentit Meta për të deligjitimuar të vetmin institucion ndërkombëtar nsë fushën e ligjit, që historikisht ka qenë arbitri fundor, tryeza supreme dhe e paapelueshme, për të gjitha krizat e lëmshet e ngatërruara ku e ka futur veten Shqipëria pas vitit 1990.

Me krahasimin e Komisionit të Venecias me vertebrat e thyera të një futbollisti (me gjithë respektin për Elseid Hysajn), institucioni më i respektuar në fushën e ligjit në Evropë merr një damkë që nuk e meriton. Ilir Metës i ka mbetur sot vetëm Elseid Hysaj, po ne shqiptarët pse të mbesim pa një derë të mençur, ku kemi trokitur shumë e shumë herë në 30 vjetët e fundit?!

Tags: komisioni veneciasMetaskender Minxhozi

TË LIDHURA

Të Gjitha

Credins Bank dhe FSHF prezantojnë kartën GOOL, një hap i ri në mbështetje të futbollit shqiptar

11:33 | 08/06/2026
Aktualitet

“Po jetojmë kohë të pasigurta”, Antonio Costa: Zgjerimi i Bashkimit Europian, domosdoshmëri

13:07 | 02/06/2026
Të Gjitha

Prefekti Shkëlqim Hajdari takim me Njësitë Administrative 1 dhe 2 në Tiranë

14:24 | 25/05/2026
Next Post

Kryeministri italian të martën në Tiranë/ Pritet të takojë Ramën

Loredana i jep fund lidhjes, Mozzik thotë fjalën e fundit

Katër vendet e BE që po mbajnë peng hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Ekzekutimi në Kamëz/ 27-vjeçari u qëllua 10 herë, autori tentoi të vriste edhe shokun e tij

15:42 | 08/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

POPULLI VENDOS/ “Rama të japë dorëheqjen?”, protestuesit aprovojnë me kartonë jeshilë

by mirseda
22:53 | 09/06/2026
0

Vijon qendra e protestuesve para Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”. Me thirrjen ‘populli vendos!’ dhe thirrjet për dorëheqje...

Interesi i mediave të huaja për protestën në Shqipëri, flet eksperti i ekonomisë

22:23 | 09/06/2026

Tubim 4 orë/ Protestuesit vazhdojnë marshimin: Edi Rama dorëhiqu, gënjeshtrave iu erdhi fundi!

22:17 | 09/06/2026

Tensione në Hormuz,Irani paralajmëron forcat e huaja të largohen pas kërcënimeve të SHBAsë për sulme

21:46 | 09/06/2026

Sheshi ‘vlon’ nga ovacionet: Arresto Belindën, pa dhënë dorëheqje nuk ndalojmë

21:26 | 09/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com