E mërkurë, 23 Shtator, 2020
22 C
Tirana

Ilir Meta, si “një drizë, për të zënë shtegun”

Më të lexuarat

I riu rrahu dhe goditi disa herë me thikë të moshuarin/ Gazetari: Kreu i Policisë në Kavajë të japë dorëheqjen

Gazetari i njohur, Mentor Kikia, ka reaguar ashpër pas publikimit të rastit në Kavajë, ku një i ri rreh një të moshuar në lokal...

Aleksandër Solonik, kush ishte killeri më famëkeq i mafies ruse

Aleksandër Solonik lindi në Rusi, por ishte me origjinë nga Greqia e Veriut. Për këtë arsye njihej edhe si ‘Sasha Maqedonasi’. Që fëmijë tregoi...

Konflikt në Durrës/ Humb jetën 33-vjeçari, sherri nisi për një parakalim

Një 34-vjeçar ka humbur jetën ditën e sotme në Durrës. Idajet Dulla, 33 vjeç, ka mbërritur në Urgjencën e Spitalit Durrës me plagë thike. Dyshohet...

Izolimi nuk dha rezultat, Izraeli po përballet me një situatë të papritur

Pavarësisht masave shtrënguese dhe rikthimit të izolimit, Izraeli vijon të shënojë një numër shumë të madh rastesh të reja me koronavirus. Rezultatet kanë qenë të...

Rriten tensionet, Turqia bën lëvizjen e papritur 24 orë para samitit të BE

Turqia ka bërë një lëvizje të papritur vetëm 24 orë para Samitit të Bashkimit Evropian, për të shqyrtuar çështjen e përplasjes me Greqinë në...

“Ju tregoj kapterin e kampit të Tepelenës, që ndiqte vajzat e nuset e reja dhe i fuste tek magazina”/Dëshmia e të arratisurit në ’66-ën

Nga: Dashnor Kaloçi Memorie. al publikon disa nga historitë e panjohura të ndodhura në Kampin e Tepelenës, ku pas vitit 1947, regjimi komunist i Enver...

Arrestoi Nehat Kullën dhe Tan Kateshin, policia shoqëron kolonel Edmond Kosenin

Policia e Peqinit ka ndaluar ish-drejtorin e Policisë së Elbasanit, kolonel Edmond Kosenin. Pasi është shoqëruar në ambientet e komisariatit ai është lënë i lirë. Kush...

Ndahet nga jeta Faik Perkoxha, personi që tërhoqi qenin zvarrë pak ditë më parë

Është ndarë nga jeta ditën e sotme për shkak të infarktit në zemër 50-vjeçari, i cili pak ditë më parë u arrestua për keqtrajtimin...

Londër/ Arrestohen tre shqiptarë, kishin disa shtëpi hashashi

Policia britanike ka arrestuar tre shqiptarë. Ata merreshin me kultivimin e hashashit dhe janë kapur duke kultivuar bimën narkotike në disa shtëpi. Personat e...

Kush ishte gjyshi i Ava Max, aktori shqiptar që u nda nga jeta sot

Këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare, Ava Max, ndau sot me ndjekësit e saj lajmin e trishtë për ndarjen nga jeta të gjyshit të...

Nga Mero Baze

Vendimi i shumicës parlamentare për të respektuar rekomandimin e Komisionit të Venecias, i cili konstaton shkeljet e Kushtetutës nga Presidenti, por gjykon se ato nuk janë aq të rënda sa të shkarkohet, është një justifikim.

Një nga gjërat më të rënda që konstatoi Komisioni i Vencias, është e kundërta. “Venecia” konstatoi se Presidenti nuk kishte të drejtë kur anuloi 30 Qershorin dhe akoma më shumë nuk kishte tagër të ridekretonte një datë të re si 13 Tetori, por meqë shumica nuk e përfilli atë, pasojat nuk ishin të rënda.

Pra thelbi i përfundimit të Komisionit të Vencias është se Presidenti Meta nuk është i rrezikshëm pasi ju nuk e pyesni atë kur ai çmendet.

Dhe ky është i gjithë thelbi i amnistisë ndaj tij.

Duke qenë një President, vendimet e të cilit kur janë në shkelje të Kushtetutës, nuk i zbaton njeri, dhe nuk ndodh asgjë, është rënë dakord që ai të jetë aty se nuk i prish punë njeriu.

Pra në një farë mënyre shumica ka pranuar të bashkëjetojë me një President të çmendur në krye të shtetit, por me sigurinë që hapësira që bën dëm është 200 metra katrorë, sa godina e Presidencës.

Shkeljet e tjera të Presidentit në raport me atë që ka bërë me zgjedhjet, natyrisht janë të një cilësie tjetër, por anulimi i zgjedhjeve dhe shpallja e një date tjetër zgjedhjesh, është një akt, që nëse do të tentohej të zbatohej, vendi mund të hynte në luftë civile.

Por fakti që Presidenti u konsiderua i çmendur dhe nuk ju përfill dekreti, e bëri atë një figurë qesharake, të parëndësishme dhe  të papërfillshëm në opinion pubik.

Vendimi i sotëm i Kuvendit, dhe justifikimi se Komisioni i Venecias na ka rekomanduar që cilësia e shkeljes nuk është aq e lartë, është thjesht një justifikim, për të fshehur një interes politik të shumicës.

Edi Rama nuk ka respektuar “Venecian” për të duruar Ilir Metën, por e vërteta është se “duron” Ilir Metën për interes të tij dhe bën sikur respekton “Venecian”.

Lexo edhe :   Pse hoqi dorë Ilir Meta nga mosprekja e 5 Qershorit
Lexo edhe :   Pragu kombëtar është diskriminues, pa korrektim kombëtar

Edi Rama ka tashmë gjithë pushtetin qëndror dhe atë lokal, dhe gjithë përgjegjësitë për të drejtuar vendin. Shkarkimi i Ilir Metës dhe hapja e një procedure për të zgjedhur një President të ri, do të rëndonte imazhin e një pushteti që i do të gjitha institucionet nën kontroll dhe do të ishte për të një kosto politike.

Por Edi Rama mund ta bënte dhe këtë, nëse vërtet Ilir Meta do të ishte i një personalitet me ndikim real.

Fakti që Ilir Meta nuk është respektuar në një nga vendimet e tij më të papërgjegjshme politike, që synonte t’i vinte zjarrin Shqipërisë, e bën atë një President qesharak, një “tigër prej letre”, të cilit herë pas here Edi Rama i fut ca ngjyra që të duket i gjallë, dhe kur i duhet, e lë pa ngjyrosur që të duket letër.

Për të shmangur dëmet e tjera të vogla të Ilir Metës, ai njoftoi sot nisjen e punës për një ligj organik për institucionin e Presidentit, ku të qartësohen një për një detyrat dhe kompetencat e tij. Edhe ky ligj, nuk është se e disiplinon Ilir Metën, pavarësisht se mund të jetë shumë i qartë.

Për një President, apo Kryeministër, ka rëndësi të dorës së parë të respektojë frymën e Kushtetutës dhe ligjet që burojnë prej saj. Një President që shpik Kushtetutë, sa herë del në mal, nuk i bëjnë derman ligjet organike.

Por sidoqoftë Edi Ramës i duhet ligji ndaj tij, për të justifikuar procesin e disiplinimit të tij.

Edhe pse në fakt, Edi Ramës, Ilir Meta i bën punë më shumë kur bën çmendurira si ajo e 30 Qershorit, se sa kur bën sikur zbaton ligjin. Se atij i duhet një President, që të shikohet si dikush që nuk e pyet njeri. Dhe Ilir Meta ja plotëson këtë nevojë. Si “një drizë për të zënë shtegun”, thonë nga Skrapari.

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

“Thirri Allahu Akbar”, dyshohet për bombë tek kulla Eiffel

Pak çaste më parë, mediat e huaja raportuan se kulla Eiffel në Francë është evakuuar pas një kërcënimi për bombë. Policia është njoftuar për...

“Paga minimale të arrijë në 30 mijë lekë”/ Rama tregon çfarë do ndodhë muajt e ardhshëm

Disa muaj para zgjedhjeve, kryeministri Rama ka thënë se sfida e qeverisë është që paga minimale të arrijë në 30 mijë lekë! Kreu i...

Alarm për bombë në kullën Eiffel (VIDEO)

Një telefonatë anonime ku jepte sinjalin për vendosjen e një bombe në kullën Eiffel, ka alarmuar policinë dhe jo vetëm. Policia mori informacione për një...

“Ben Çami” i arrestuar për lëndë narkotike/ OFL godet mikun e Emiljano Shullazit

OFL i ka dërguar letër për deklarimin e pasurisë një tjetër personi të skeduar. Bëhet fjalë për shtetasin Lutfi Enver Shabani me banim në...

“Do i marrim prapë nëse na duhen”, Shqipëria merr borxh 30 respiratorë nga Danimarka

Shqipëria po përballet me një situatë të vështirë, si pasojë e COVID-19. Të infektuarit janë në shifra të larta. Për fat të keq, e...