E martë, 27 Tetor, 2020
15 C
Tirana

Ilir Meta në gjurmët e Kreshnik Spahiut për ti zënë vendin Lulzim Bashës

Më të lexuarat

Covid në vend: Në 24 orë 288 raste, numër i ulët i të shëruarve

Në 24 orët e fundit, është regjistruar një rënie e lehtë  e rasteve të reja me Covid-19 në vend. Ministria e Shëndetësisë, informon se 288...

Humb betejën me virusin specialistja e Shëndetit Publik në Tiranë

Pandemia çdo ditë e më shumë po shkakton humbje jete, dhe një numër të lartë të infektuarish. Humbje jete ka patur po kështu edhe nga...

Video/ Çmendet futbollisti, godet me lëvizje kung-fu lojtarin kundërshtar

Ndeshja e Ligës së Parë mes Montpelje dhe Reims përfundoi me rezultatin e thellë 0-4 për miqtë. Rezultati mbeti në hije për shkak të asaj...

“Nuk debatoj me burra me zë të hollë”/Shpërthen Murrizi: Rruaj vetullat Vehap

Një situatë tallëse dhe aspak serioze është krijuar mbrëmjen e djeshme në “Open”. Shpeshherë situata ka dalë jashtë kontrollit, nga gjuha aspak etike e...

Këto janë 4 simptomat e Covid-19, që mund t’ju çojnë në spital

Ndërsa mund të mos ketë nga ato që quhen “simptoma të një Covid-i të mirë”, disa janë padyshim më të këqija se të tjerat....

Manastirliu i përgjigjet akuzave të PD, ja kur do të hapet spitali Covid 3

Ditën e sotme ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka zhvilluar një takim me stafin mjekësor në Spitalin Infektiv. Ministrja është shprehur se situata në të...

Përplasja me Macron, Erdogan thirrje turqve: Mos blini mallra franceze

Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan u ka bërë thirrje turqve që të mos blejnë mallrat franceze. Gjatë një fjalimi në televizion, ai u bëri thirrje...

E përjashtojnë nga emisioni/ Nuk ndalet Shqipja, bën deklaratën e radhës

Emisioni ‘Përputhen’ përjashtoi nga emisioni konkurrenten Shqipe Hysenaj. Ajo bullizoi një prej çunave, dhe dy vajzat, Tean për peshën e saj dhe Anën për...

Fotoja bëhet virale/ Melania Trump përdor sozi

Shpesh është folur që Zonja e Parë e SHBA ka një sozi, e cila e shoqëron presidentin hera-herës. Përkundrejt këtyre zërave, Trump e ka...

Kudo me truprojë, si ndryshoi jeta e Luanës pas përndjekjes (FOTO)

Pas denoncimit që bëri ndaj një të riu për përndjekje, moderatorja Luana Vjollca shfaqet kudo me truprojë. “Në çdo hap me mua. Faleminderit për sigurinë...

Nga: Alfred Peza

Me parullën e ballistëve të filmave të socrealizmit “Shqipëria e shqiptarëve” dhe me simbolet e “Aleancës Kuqezi” të Kreshnik Spahiut, Ilir Meta është nisur drejt “besëlidhjes” së tij të 2 marsit në Tiranë, me shpresën se do përsërisë në të njëjtën ditë pas 576 vjetësh, suksesin e Skënderbeut me Beslidhjen e Lezhës!

Presidenti i Republikës ka gjetur si sebep për këtë, “grushtin e shtetit” që sipas tij, “Kryeministri i Shqipërisë po i bëka Edi Ramës?!!!” Prapa kësaj broçkulle, siç mund të meret fare lehtë me mend, fshihet shkaku i vërtetë i gjithë tymnajës. Në fund, e gjitha çfarë pritet të ndodhë, është “grushti politik” që Ilir Meta synon ti japi Lulzim Bashës, në luftën e brendshme mes tyre për lidershipin e opozitës, pasi të shkarkohet si President i Republikës.

Pasi bëri gjithçka për të bllokuar ringritjen e Gjykatës Kushtetuese, kur e pa që mazhoranca e zhbllokoi situatën përmes procesit ligjvënës në Parlament në bashkërendim me SHBA e BE, Ilir Meta e kuptoi se shkarkimi i tij si President, tashmë duket i pashmangshëm. Heqja e pengesës së fundit, drejt ngritjes së të gjitha institucioneve të drejtësisë së re, nuk kishte si të mos kalonte përmes tentativës së Ilir Metës për tensionimin e situatës në vend.

Vitin e shkuar, ai bëri rolin e zjarrvënësit, përmes aktit të paprecedentë të çdekretimit të zgjedhjeve të 30 Qershorit. Këtë vit përmes bllokimit të Gjykatës Kushtetuese, për ta lënë vendin, pa një albitër të besueshëm në ndeshjen mes palëve. As në 2019 nuk i funksionoi dhe as tani në 2020, jo e jo. Ndaj, rikthimi në jetën aktive politike pas ikjes nga Presidenca, duket si rruga e vetme për Ilir Metën. E siç i ka hije fillimit të ri nga një veteran politik, në vend të partisë së tij të vjetër LSI, ka shenja se po përgatit krijimin e një partie të re. Me shpresën se shqiptarët, do ta marin edhe atë, për një lider të ri!

Rruga që po ndjek, simbolet që po përdor, figurat që po promovon, spotet që po realizon dhe retorika që po konsumon në diskursin e publik, të rikujtojnë rrugëtimin e ndjekur pak vite më parë nga Kreshnik Spahiu. Jo vetëm për shkak të simbolit të shqiponjës, të përdorur rast e pa rast nga Ilir Meta, si “Aleanca Kuqezi”. Jo vetëm për shkak të shfrytëzimit të përbashkët të imazhit të Lorik Canës. Por, edhe për shkak të parimit “me një gur vras dy zogj”, që Ilir Meta ka kohë që e përgatit.

Pjesë e këtij projekti, mund të shihet jo vetëm aleanca me Ramush Haradinajn, por edhe strategjia e mediave pranë tij, për ta paraqitur Edi Ramën si “armikun” më të madh të shqiptarëve në Ballkan. Si “tradhëtarin” më të madh të të gjitha kohërave. Si “Esat Pashain” e kohës sonë. Si “njeriun që do ndante kufijtë e Kosovës, për ti falur llokmat e majme mikut të tij më të madh Aleksandër Vuçiç”. Si “njeriu që po krijon Jugosllavinë e re”, e plot përralla të tjera si këto.

Lexo edhe :   Dhënia e shtetësive, Presidenca-Ramës: Fake news i ndyrë
Lexo edhe :   Dhënia e shtetësive, Presidenca-Ramës: Fake news i ndyrë

E, përkundër kësaj, shqiptarët të mos mërziten. Të mos tremben. Të mos tuten. Sepse këtij vendi ka kush ti dali Zot. Sa të keni Ilir Metën “nuk ka forcë në botë t’i kthejë shqiptarët 30 vite pas për të zbrazur Shqipërinë nga rinia jonë e mrekullueshme dhe për t’ia dorëzuar mafies ndërkombëtare të ardhmen e Atdheut tonë.” Sepse ai është e vetmja mburojë. E vetmja kështjellë e pamoshtur buzë Adriatikut që Edi Rama nuk e mer dot. Te ai do të gjeni të vetmen kala që nuk mund ta mari dot as Rilindja, as Sorosi, as shkjau, as greku, as turku e as talani. E jo më SHBA, BE dhe NATO!

Duke dashur që të imitojë fillimet e vrullshme të “Aleancës Kuqezi” të Kreshnik Spahiut dhe të përsërisë  triumfin politik të Lëvizjes “Vetëvendosje” të Albin Kurtit, Ilir Meta duket se po bëhet gati për të nisur nga 2 marsi, rrugëtimin e tij të ri politik.

Një rrugëtim, që ka përballë pamundësinë e tij për ta sfiduar Edi Ramën, për skeptrin e të majtës. Sepse pas reformës në drejtësi, pas marrjes së 1.15 miliardë eurove nga Konferenca e Donatorëve për projektin e rindërtimit nga tërmeti dhe çeljen e pritshme të negociatave të anëtarësimit në BE, ai dhe PS po bëhen gati për fitoren e mandatit të tretë qeverisës.

E vetmja hapësirë për faktorizim të shpejtë, duket se Presidentit në ikje, i mbetet vetëm të sfidojë Lulzim Bashën për fronin e opozitarizmit në Shqipëri. Lulzim Basha po e kërkon fitoren, përmes rrugës së një lideri të reformuar, që tashmë “po na dëgjon”. Ndërsa Ilir Meta, përmes rrugës radikale, nacionaliste dhe shqiponjës së “Aleancës Kuqezi” të Kreshnik Spahiut. Ky skenar duket se është kuptuar tashmë nga Lulzim Basha dhe aleatët e tij të “Opozitës së Bashkuar” të cilët (me përjashtim të LSI) nuk kanë ende asnjë qëndrim në lidhje me “besëlidhjen” e Ilir Metës në Bulevard.

Ka me siguri një arsye të fortë edhe për këtë. Partinë Demokratike e lidhin shumë histori politike, përgjatë këtyre 30 viteve, me atë bulevard: Nga grushti i shtetit i 14 shtatorit, e deri tek çadra e Republikës së re të 2017. Nga 4 vrasjet e 21 janarit, e deri tek “revolucioni” i molotovëve të 30 qershorit. Një parti që kurrë nuk arriti të fitojë asgjë vetë përmes bulevardit, nuk duket e gatshme që tia shtrojë tapetin e kuq për këtë, Ilir Metës më 2 mars. Sepse ata që iu bënë xhelozë “Aleancës Kuqezi”, nuk kanë si të bien kaq kollaj në dashuri, me “Besëlidhjen e Presidencës”.

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Në kontakt me një të infektuar me koronavirus, Lavrov anulon vizitën në Ballkan

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov ka anuluar vizitën e tij në Ballkan, pasi ka qenë në kontakt me një person të infektuar me...

Lojtari shqiptar zgjedh të luajë me kombëtaren e Greqisë

Një tjetër lojtar shqiptar zgjedh Greqinë. Bëhet fjalë për mbrojtësin 23-vjeçar, Lazaros Rrota. I lindur në shtetin helen në vitin 1997 dhe i formuar...

Kodi Zgjedhor, Pollo: Rama refuzoi BE-në, shqiptarët të dalin ta largojnë

Komisioni i Ligjeve rrëzoi dekretin e presidentit Ilir Meta dhe të enjten Kuvendi do kalojë për miratim Ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Ish-deputeti i PD, Genc...

Raporti i KE: Në Shqipëri, borxhi kërceu në 81.5% të PBB-së

Shpërthimi i COVID-19 dhe masat për të kontrolluar përhapjen e tij kanë ndikuar rëndë në ecurinë ekonomike në tremujorin e dytë të vitit 2020...

Situata e rënduar nga Covid-19, Republika Çeke vendos karantinën

Republika e Çekisë vendosi orë policore nga 21:00 deri në 05:00 si masë për të parandaluar përhapjen e koronavirusit. Kjo masë do të jetë në...