E premte, 15 Janar, 2021
9 C
Tirana

Ilda Bejleri dhe Klevis Balliu i japin fund lidhjes 2-vjeçare

Ndonëse u munduan për një kohë të gjatë që ta mbanin të fshehtë lidhjen, paparacët kapën ‘mat’  Ilda Bejlerin dhe Klevis Balliun. Por pas shumë aludimesh, të cilët nga të dy palët i refuzuan, tashmë mësohet se ata i kanë dhënë fund lidhjes 2-vjeçare.

Lidhja e moderatores Ilda Bejleri dhe ish-deputetit të Partisë Demokratike, Klevis Balliu, arriti të mbahej shumë e fshehtë prej të dyve. Në prill të vitit të kaluar, moderatorja dhe politikani u mësua se i dhanë fund romancës së tyre.

Por më pas çifti u ribashkua, madje duke i bërë gjërat më serioze, pasi në verën e 2018-s planifikuan të bashkëjetonin.

Burime për “Gazetën Shqiptare” tregojnë se Ilda dhe Klevisi janë ndarë përfundimisht. Pavarësisht se debatet dhe ndarjet mes çiftit kanë qenë të shpeshta, sipas burimeve, këtë herë nuk do të ketë më kthim pas.

 

 

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Lidhëset elektorale të Ramës dhe këpucët e palidhura ende të opozitës

Nga: Lorenc Vangjeli Ka një anekdotë që ilustron për mrekulli atë që po ndodh në këtë epilog mandati. Një luan ju del papritur përpara tre...

Dua Lipa: Gjyshi nuk pranoi të ndryshonte historinë për serbët (FOTO)

Dua Lipa ka rrëfyer një pjesë të pathënë rreth familjes së saj dhe së shkuarës. Këngëtarja shqiptare me famë botërore ka folur me mjaft...

Përgjaken rrugët, makina përplas policen e rrugores

Gjatë mesditës, një makinë ka përplasur policen e rrugores e cila ishte në krye të detyrës. Një makinë me drejtues shtetasin me inicialet K.V.,...

Kur të ze çatia e shkollës

Nga: Skënder Minxhozi Ka insistuar më kot kolegu Lorenc Vangjeli, që t’i marrë një përgjigje konkrete Lulzim Bashës në lidhje me trashëgiminë që ka lënë...

Ramës nuk i del inati: Nën ujë janë Saliu, Iliri, Luli dhe Mona

Marrë shkas nga fjala e Ramës për përmbytjet, kryedemokrati Basha i ka kthyer menjëherë përgjigje, duke thënë se kryeminsitri bën propagandë me fatkeqësinë. Për...