E diel, 2 Gusht, 2020
29 C
Tirana

“Ilaçi më i mirë për trupin është agjërimi”, Rama uron besimtarët myslimanë

Më të lexuarat

“Po kthehen në vatra potenciale”, Manastirliu bën thirrjen e rëndësishme

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu përmes një postimi në rrjetin social Facebook njofton se festat apo ditëlindjet po kthehen në vatra potenciale dhe si...

Pandemia/ Rëndohet gjendja shëndetësore e deputetit shqiptar, dërgohet me urgjencë në Turqi

Deputeti Enver Roshi është dërguar mbrëmë me urgjencë drejt Turqisë. Ai ka shfaqur probleme me mushkëritë, dhe për këtë arsye është nisur në Turqi. Numri...

Lubonja: Shqipëria po shkon drejt vendosjes së regjimit autoritar

Analisti Fatos Lubonja, për revistën e njohur franceze “Le Courrier Des Balkans” u shpreh se Shqipëria po ecën në drejtimin e gabuar, drejt regjimit...

Familja Rama me një mesazh të dytë për të afërmit dhe miqtë, ky është vendimi që kanë marrë

Zemra e nënës së kryeministrit Edi Rama pushoi së rrahuri mëngjesin e sotëm. Lajmin e trishtë e dha vetë kreu i qeverisë, përmes një...

OBSH bën paralajmërimin aspak pozitiv lidhur me pandeminë

Shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus së fundmi bëri një paralajmërim aspak pozitiv lidhur me pandeminë e koronavirusit. Ai theksoi se efektet...

Pandemia/ Situata në Shqipëri vijon të jetë shqetësuese, publikohet bilanci

Situata në Shqipëri si pasojë e koronavirusit vijon të jetë shqetësuese! Së fundmi Ministria e Shëndetësisë ka publikuar bilancin e 24 orëve të fundit. MSH...

‘Bir komunisti’/ Rama i përgjigjet Metës: Të të vijë turp, ti do harrohesh kurse ai jo

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas deklaratës së presidentit Meta, i cili tha se kryeministri është mburrur se është djali i komunistit që vari...

“Fatkeqësisht dominojnë edhe moshat e reja”, mesazhi i fortë i mjekes

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka publikuar në rrjetin social Facebook, mesazhin e Dr. Migena Qato e cila shprehet se në spitalet COVID-19, fatkeqësisht...

Ndërron jetë nëna e Edi Ramës, kryeministri bën dedikimin prekës

Ka ndërruar jetë në moshën 82-vjeçare e ëma e kryeministrit Edi Rama, Aneta Rama. Lajmi është dhënë në rrjetet sociale nga kryeministri, i cili...

Me mijëra persona marshojnë të revoltuar në Gjermani, arsyeja e protestës

Me mijëra vetë marshuan në Berlin të shtunën për të protestuar kundër masave të vendosura në Gjermani për të frenuar pandeminë e koronavirusit, duke...

Kryeministri Edi Rama së fundmi ka publikuar një video në Facebook, përmes së cilës uron besimtarët myslimanë për Muajin e Ramazanit.

Kreu i Qeverisë e lidh urimin e tij me situatën e pazakontë që po kalon Shqipëria, e cila si shumë shtete të tjera të botës është prekur nga koronavirusi.

“Siç këshillonte nëna e besimtarëve, Aisha, në këto çështje mjaftohuni me Kuranin”, shprehet ndër të tjera Rama.

“Më lejoni që t’ju them fjalët e dikujt që nuk ishte as profet, as besimtar ritualist, por ishte shkencëtar, një ndër etërit, themelues të Shteteve të Bashkuara, Benjamin Franklin. Ai thoshte, ilaçi më i mirë për trupin e njeriut është agjërimi dhe pushimi”, vijon ai.

Pjesë e shkëputur nga urimi i kryeministrit për besimtarët myslimanë:

“Të dashur vëllezër dhe motra! Sot hyn ai që në Fenë Islame është pagëzuar si Muaji i Madhërishëm i Ramazanit.

Paqja me veten, pavarësisht vështirësive, pajtim me tjetrin, pavarësisht kundërshtimeve.

Tamam si bota që sot po rrotullohet mbrapsht me një ngadalësi të hatashme duke na imponuar nën syrin e armikut të padukshëm përmbysjen e rregullave të jetës sonë të përditshme edhe vështrimi i njeriut gjatë këtij muaji kthehet mbrapsht.

Në këtë kohë, ku jemi kyçur të gjithë brenda rrethit të ngushtë të familjes, ne shqiptarët si rrallëkush jemi ngushëlluar 3 herë nga trokitjet e kalendarit të besimit.

Dy herë Pashkë dhe nga sot një Ramazan për të lehtësuar zemrat e shumëkujt në këtë vend që siç thuhet në Meshën e Shenjtë ngrihen lart sapo ndjejnë mirësinë dhe dashurinë.

I bekuar ai që vjen në emrin e Zotit, thuhet në Ungjill, i bekuar çdokush që në emrin e Zotit dhe përkujdesjes për tjetrin, vjen të ç’ngrysë vetullat e njeriut, të lehtësojë barrën e të përditshmes me kumtin e të përjetshmes.

Kam guximin t’ju them se e keqja e madhe për të gjithë ka ardhur me të mirat e saj dhe më e mira ndër to duket se është mundësia për të reflektuar me detyrim.

Falenderoj të gjithë besimtarët shqiptarë për vetëdijen e lartë dhe për vendimin e dhimbshëm, por të fortë dhe të drejtë, për të mos u shkëputur nga zinxhiri i rezistencës sonë kombëtare, duke lartësuar kësisoj dhe jo duke turpëruar, Zotin e tyre, me mbajtjen kyçur të tempujve.

Ditët e mira pastaj do vijnë. Nga shtëpitë e Zotit këtu në Shqipëri vjen veçse e mira sepse Kleri i këtij vendi e sheh dhe e do popullin shqiptar si një i tërë.

Ne do të qëndrojmë deri në fund në llogoret tona duke menduar për erëra të mira, për paqe, për të sëmurët, vuajtësit dhe robërit e kësaj flame të verbër e cila nuk do të na e qërrojë dritën e arsyes dhe as do të na e djegë fillin e durimit.

Mos i bëj tjetrit atë që nuk do që të të bëjnë të tjerët. Ky është refleksi në pasqyrë i thelbit të besimit në Zot. Duaje të afërmin tënd si veten tënde. Ky është refleksi në pasqyrën e kësaj lufte që tek vetja duhet të shohim edhe tjetrin.

Ju vëllezër dhe motra të Fesë Islame kështu dëshmuat përsëri gadishmëri për t’u bërë refleksi në pasqyrën e luftës i të gjitha motrave dhe vëllezërve shqiptarë duke u përulur përpara vendimit për mbylljen e tempujve, dhe duke pranuar tavanin e shtëpisë, si një copëz të tavanit të tempullit të munguar.

Islami mirë e di se sa vlen një jetë dhe çka është vërtet e rëndësishme.

Siç këshillonte nëna e besimtarëve, Aisha, në këto çështje mjaftohuni me Kuranin.

Prandaj, sa më i thjeshtuar solemniteti i iftarit këtë vit aq më e pranuar lutja e akshamit.

Sa më të heshtura hapat drejt xhamisë, aq më kuptues zëri i Ezanit pas të cilit shpirti i besimit, do të mbushë shtëpitë tuaja me ngazëllim gjatë iftarit.

Dhe në mbyllje të dashur miq, më lejoni që t’ju them fjalët e dikujt që nuk ishte as profet, as besimtar ritualist, por ishte shkencëtar, një ndër etërit, themelues të Shteteve të Bashkuara, Benjamin Franklin.

Ai thoshte, ilaçi më i mirë për trupin e njeriut është agjërimi dhe pushimi”.

/TIRANA TODAY

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Itali/ Bie numri i rasteve të reja, rritet ai i viktimave

Numri i rasteve të reja me koronavirus në Itali vijon të jetë në ulje, ndërsa numri i viktimave është rritur në krahasim me një...

Pritej rikthimi i saj, Topalli ngelet jashtë listës së PD-së në Shkodër

Jozefina Topalli nuk duket se do të rikthehet si deputete nën siglën e Partisë Demokratike, për qarkun e Shkodrës. Kjo pasi emri i saj nuk...

Defekt në Durrës, disa zona mbeten pa energji elektrike

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike bën me dije se zonat e Gjirit të Lalëzit dhe Kodër Ishmi aktualisht janë pa energji elektrike për...

Kthimi nga zonat bregdetare, si paraqitet situata në rrugët kryesore

Policia Rrugore ka njoftuar mbi gjendjen e rrugëve që kanë vështirësi në qarkullim, për shkak të fluksit të shumtë të makinave, si pasojë e...

Aksident i rëndë në Tiranë, humb jetën 14-vjeçari

Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në Tiranë, teksa një 14-vjeçar ka humbur jetën. Mjeti me drejtues shtetasin I.Z., ka përplasur fëmijën...