Një grua nga Durrësi po hetohet nga Prokuroria qytetit bregdetar, pasi është zbuluar se ajo ka kaluar kufirin bashkë me fëmijët e saj të mitur, të cilët i ka lënë në Itali dhe me pas ata janë nisur për ne Gjermani të vetëm. Kjo e fundit është kthyer në Shqipëri e tani po hetohet në gjendje të lirë. Ngjarja ka ndodhur në datë 3.9.2016.
Mediat italiane shpesh kanë raportuar për numrin e lartë të fëmijëve shqiptare të mitur të cilët janë braktisur nga prindërit.
Njoftimi nga Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Durrës:
Më datë 05.01.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasen E.N, vjec 39, banues në Durrës, pasi më datë 03.09.2016, në PKK, Durrës, ka dalë për në Itali së bashku me fëmijët e saj të mitur G.N dhe A.N, vjeç 11 e 9, të cilit i ka braktisur e aktualisht ndodhen në Gjermani dhe është kthyer në Shqipëri.